Sali Berisha: Sokol Bizhga la shokun në Qafë Gjashtë në ’97 dhe ia mbathi si miu

10/02/2622:34

Shperndaje:

Sali Berisha: Sokol Bizhga la shokun në Qafë Gjashtë në ’97 dhe ia mbathi si miu – Akuzon Ramën për urdhër politik

 

Sali Berisha: Sokol Bizhga la shokun në Qafë Gjashtë në ’97 dhe iku si miu – Akuzon Ramën për urdhër politik

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta publike ndaj drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, duke e cilësuar si urdhërdhënës të një akti dhune ndaj një deputeti dhe duke pretenduar se veprimi është kryer me urdhër politik të Kryeministrit Edi Rama.

 

Në deklaratën e tij, Berisha e përshkroi Bizhgën si “një nga figurat më të urryera dhe më të damkosura me uniformë në Republikën e Shqipërisë”, duke shtuar se ai “do të mbajë përgjegjësi deri në ditën e fundit të tij” për atë që e cilësoi si “akt të shëmtuar”.

 

Berisha riktheu në vëmendje edhe ngjarjen e vitit 1997 në Qafë Gjashtë, gjatë trazirave të atij viti, ku sipas tij, Sokol Bizhga “la shokun në qafë gjashtë dhe u largua duke shpëtuar veten”, një veprim që Berisha e cilësoi si akt frike dhe braktisjeje në një moment kritik.

 

Sipas Berishës, kjo sjellje, sipas tij, është përsëritur edhe në një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Sarandë, ku polici Gjergj Mehmeti u dogj brenda automjetit të tij nga persona kriminalë. Berisha e cilësoi Mehmeti-n si “hero dhe guximtar të vërtetë”, ndërsa akuzoi Bizhgën se “u largua dhe ia mbathi, duke e lënë kolegun në mëshirë të bandave”.

 

“Njeriu që duhej të ishte prej dekadash në burg, sot komandon Policinë e Shtetit”, u shpreh Berisha, duke shtuar se, sipas tij, Sokol Bizhga mbahet dhe mbrohet drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.