Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet

16/03/2610:02

Shperndaje:

Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet

Pas reshjeve të dimrit, rruga Mesopotam–Kostar kishte pësuar shembje dhe rrëshqitje në disa segmente, duke e bërë të vështirë kalimin, sidomos për automjetet e vogla. Për këtë arsye, shumë besimtarë dhe vizitorë nuk mund të arrinin deri te Manastiri i Shën Mërisë në Kostar, një vend i njohur pelegrinazhi në zonë.

 

 

Banorët e fshatit ndërmorën vetë nismën për të ndërhyrë në pikat më problematike të rrugës dhe sot kanë përfunduar punimet për sistemimin e saj. Falë kësaj pune të përbashkët, rruga Mesopotam–Kostar është tashmë e rregulluar dhe e kalueshme për të gjitha mjetet.

 

Manastiri i Shën Mërisë në Kostar mbetet një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në zonë dhe tashmë vizitorët mund ta vizitojnë pa vështirësi.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.