Rritet çmimi i bukës në Sarandë, tani 800 gr bukë kushton 1200 lekë të vjetra

18/11/2117:56

Shperndaje:

Në heshtje të plotë disa furra buke e rriten cmimin e bukes ditët e fundit nga 1000 në 1200 lekë të vjetra, pra 20%, duke rënduar kështu direkt në xhepin e konsumatorëve.


Në gjithë Shqipërinë pati një rritje nga 80 në 100 lekë, ndërsa në Sarandë, ashtu sic ndodh me shumë produkte të tjera, rritja është më e madhe.


Tashmë konsumatorëve u duhet të parballen me këtë cmim të kripur duke ju shtuar edhe cmimeve që rriten në sezonin veror por që i vuajnë ata banorë që jetojnë në qytetin tonë gjithë vitin.
Asnjë reagim nuk pati, për këtë zhvillim, duke i lënë hapësirë të plotë abuzuesve.

Në gjithë vendin një bukë kushton 1000 lekë ndërsa në Sarandë 1200, duke e bërë Sarandën qytetin më të shtrenjtë në Shqipëri.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.