Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Në kuadër të procesit zgjedhor për organet drejtuese të dhomave vendore të avokatisë në vend, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, ditën e sotme u zhvilluan zgjedhjet për drejtimin e Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë.

Procesi zgjedhor u zhvillua më 13 mars 2026 në orën 13:00, ndërsa gara për postin e kryetarit u zhvillua mes kryetarit në detyrë, avokatit Merdan Nora, dhe avokatit Rigels Dervishi.
Pas përfundimit të votimit, rezultati i shpallur ishte 17 vota në favor të avokatit Rigels Dervishi dhe 12 vota për kryetarin në detyrë Merdan Nora. Me këtë rezultat, Rigels Dervishi u zgjodh kryetar i ri i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë.
Rigels Dervishi njihet gjithashtu edhe si një aktivist qytetar në Sarandë. Ai ka qenë ndër zërat kritikë ndaj disa zhvillimeve urbane në qytet dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë përmes Gjykatës Administrative, ku ka kundërshtuar proceset që lidhen me tjetërsimin e pronave publike dhe projektin e EcoKampusit në Sarandë, një çështje që vijon të ndiqet në rrugë gjyqësore.
Zgjedhjet u zhvilluan në kuadër të procesit kombëtar të nisur nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për rinovimin e organeve drejtuese të dhomave vendore.
Në këtë proces zgjedhor u votua për organet drejtuese të Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë, përfshirë kryetarin e dhomës, sekretarin dhe një anëtar të Komitetit Drejtues. Gjithashtu u zgjodh edhe përfaqësimi i kësaj dhome në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.
Sipas rregullave të përcaktuara, kryetari i zgjedhur bëhet automatikisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për shkak të funksionit, ndërsa një përfaqësues tjetër zgjidhet me votim nga radhët e avokatëve të dhomës vendore.
Në zgjedhje kishin të drejtë të votonin dhe të kandidonin vetëm anëtarët e dhomës që janë pajisur me kartonin e avokatit për vitin 2025 ose 2026 dhe që nuk kanë papajtueshmëri ligjore me ushtrimin e profesionit të avokatit.
Procesi zgjedhor u zhvillua në përputhje me kalendarin e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe me listat zgjedhore të përgatitura nga administrata e këtij institucioni. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
13/03/2615:33
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
13/03/2615:33
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
13/03/2615:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
13/03/2615:33
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
13/03/2615:33