

Rifillimi i transportit publik/ Nuk do ketë rritje çmimesh, maskat të detyrueshme


Nga data 15 qershor do të rinisë përdorimi i transportit publik. Lajmi u publikua ditën e djeshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa njoftoi se ky aktivitet do të vijojë nën kushte të rrepta sigurie.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve, Eltar Deda, tha për Euronews Albania se përveç transportit urban, me 15 qershor do të hapen edhe lëvizjet ndërqytetëse dhe ato ndërkombëtare.
Ai shtoi se pasagjerët dhe personeli e kanë të domosdoshme pajisjen me maska dhe doreza gjatë udhëtimit.
“Duke filluar data 15 qershor, ditë e hënë, i gjithë transporti rrugor, interurban, urban dhe ndërkombëtar do të jetë në dispozicion pas konsultimeve të kryera të protokolleve tona me Institutin e Shëndetit Publik. Kemi njoftuar të gjitha këto kompani, dhe është e gatshme që në 15 qershor ne të bëjmë të mundur që të kemi fillimin e këtij transporti me një kapacitet, i cili do të lejojë 70 % të kapaciteteve të tyre, ku është e detyrueshme çdo kompani që të ndjekin rregullat e higjienizimit, të gjithë pasagjerët e kanë të detyrueshme të pajisen me maska dhe në të njëjtën kohë edhe personeli do të jetë me maska dhe me doreza, por në të njëjtën kohë do të ketë edhe mjete të tjera të higjienizimit. Çdo ditë këto kompani do të kryejnë dezinfektimin dhje kjo do të monitorohen nga bashkitë”, tha ai.
Pavarësisht se sektori i transportit ka pësuar humbje të madhe financiare për shkak të COVID-19, z. Deda u shpreh se nuk do të ketë rritje çmimesh.
“Duke parë krizën e madhe dhe goditjen që mori ky sektor, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe me përkujdjesjen e ministres Belind Balluku, është ngritur një grup pune në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kemi qenë në konsulta të menjëhershme në mënyrë që ne t’i japim një ndihmë këtij biznesi. Duke patur parasysh edhe kërkesat e shoqatave, ne kemi bërë të mundur disa skema dhe do të bëhen publike në mënyrë që kompanitë të marrin subvencionim nga ana e qeverisë. Nuk do të ketë rritje çmimesh”, tha ai.
Transporti publik u paralizua në datë 10 mars, për shkak të përhapjes së coronavirusit. Për tre muaj transporti publik nuk ishte në gjendje funksionale.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

PUNO NGA SHTËPIA – Kërkohen meshkuj & femra mosha 18-60 vjeç që flasin greqisht.
08/06/207:57

Akti i prerjes së luleve, reagon Adriatik Lapaj: Ne do të mbjellim përsëri…
08/06/207:57

Blendi Klosi: Është emergjencë ndërtimi i Shëtitores Turizëm – Kanali i Çukës – VIDEO
08/06/207:57

Dhunoi babain, Policia: I gjetëm në shtëpi një thikë dhe një çekiç. Prangoset
08/06/207:57

Qytetari denoncon punimet pa cilësi për asfaltimin e rrugës në Navaricë
08/06/207:57

Drejtuesi i PS për Qarkun Vlorë, Blendi Klosi, sonte ora 17:00 në emisionin Skaner të gazetares Shpresa Dine
08/06/207:57

2T GROUP KËRKON 2 SHITËSE NË TABACCO SHOP PËR TURNET PARADITE & PASDITE
08/06/207:57

Braktisen punimet në Urën e Metoqit, investimi nuk është vënë në shërbim të banorëve – VIDEO
08/06/207:57

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
08/06/207:57

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
08/06/207:57





Rezervime

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
08/06/207:57

Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
08/06/207:57

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
08/06/207:57

River & Sea Side Apartament
08/06/207:57

Vila Alvin, Apartament 1+1
08/06/207:57
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
08/06/207:57

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
08/06/207:57

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
08/06/207:57

Suvenire nga Saranda
08/06/207:57

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
08/06/207:57



