REVISTA AUSTRIAKE “FALSTAFF”: SHQIPËRIA DESTINACIONI TREND, KA PLAZHE SI NË KARAIBE

12/06/2318:49

Shperndaje:

Pas shumë mediave ndërkombëtare që kanë patur në fokus turizmin në Shqipëri, e radhës është revista mjaft e njohur austriake e nivelit të lartë që flet për gastronominë, udhëtimet dhe destinacionet e hoteleve të luksit.

“Destinacioni Trend, Shqipëria vend diversiteti”, ky është titulli i variantit ndërkombëtar të revistës “Falstaff” dedikuar vendit tonë.  Në brendësi të shkrimit të revistës austriake shkruhet: Shqipëria deri tani ishte lënë në hije nga Kroacia dhe Greqia fqinje, por tashmë është në proces për të marrë edhe më shumë vëmendjen për t’u zhvilluar dhe ecur përpara. Shqipëria ka shumë për të ofruar: kryeqyteti shumëngjyrësh Tirana me liqene aty pranë, male piktoreske, por në Shqipëri mund të gjesh edhe plazhet e stilit të Karaibeve – nënvizohet në publikimin e revistës ndërkombëtare.

Pak ditë më parë edhe prestigjiozja britanike “Financial Times” kishte artikull të dedikuar për Shqipërinë me kryetitullin: “Një aventurë shqiptare. Shëtitja nëpër luginat e largëta jugore të vendit sjell mirëseardhje të ngrohtë dhe perspektiva që s’duhen humbur!” – shkruante britanikja “Financial Times”. Këto shkrime të mediave ndërkombëtare kanë impakt pozitiv të drejtpërdrejtë në shtimin e turistëve nga e gjithë bota që zgjedhin vendin tonë për ta vizituar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon Punonjës/e kuzhine dhe Punonjës/e pastrimi
Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës
Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.