Reportazh në tokën e agrumeve: Vit i mbarë në prodhimin dhe shitjen e mandarinave

Prodhimi i mandarinave këtë vit në zonën e Konispolit është i bollshëm dhe pritet të shkojë në më shumë se 50 mijë tonë. Mandarinat dhe agrumet e tjera angazhojnë pothuajse të gjithë banorët e Bashkisë Konispol, por gjenerojnë edhe punësim për banorë të tjerë nga zona të Ksamit, Delvinës dhe rrethe të tjera.

Mandarinat e zonës së Konsipolit vlerësohen të një cilësie të lartë dhe prodhim pa pesticide të dëmshme dhe kjo bën që produkti të kërkohet nga tregjet në vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës Lindore.

Përveç mandarinave, në fermat e Konispolit kultivohen edhe kivi, por që prodhuesit shprehen se përballen me vështirësi në treg, pasi prodhimi nuk po gjen shitje as në tregun vendas.

Shumica e banorëve të Konispolit kanë kultivuar në fermat e tyre agrume dhe vit pas viti prodhimi shënon rritje duke e kthyer në sektorin bazë të ekonomisë së zonës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.