Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

27/10/2519:34

Shperndaje:

Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin – Saranda do të shtrihet deri në Borsh

 

Një nga skenarët që po përflitet në kuadër të reformës së re territoriale parashikon ndryshime të mëdha në hartën administrative të jugut.

Sipas informacioneve, bashkitë Delvinë dhe Konispol mund të shkrihen në Bashkinë e Sarandës, e cila do të zgjerohet edhe me Njësinë Administrative Lukovë deri në Borsh, duke krijuar një bashki të vetme që përfshin një territor të gjerë bregdetar dhe malor.

Ndërsa Bashkia Finiq pritet të bashkohet me Bashkinë e Dropullit

 

Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda

 

Në Delvinë dhe Konispol, dy qytete me traditë të hershme administrative që kanë qenë qendra të rëndësishme lokale shumë përpara se Saranda të merrte rolin e sotëm, ky propozim ka ngjallur shqetësim.
Banorët shprehen se humbja e statusit të bashkisë do të thotë humbje e identitetit historik dhe rolit që këto qytete kanë pasur ndër shekuj.
Delvina, dikur seli e prefekturës dhe me trashëgimi të pasur kulturore e historike, dhe Konispoli, një nga qytetet më të vjetra të jugut, rrezikojnë të kthehen në njësi dytësore nën varësinë e Sarandës.

 

Nëse plani miratohet, Bashkia e Sarandës do të zgjerohet nga kufiri jugor deri në Borsh, përfshirë zonat e Lukovës, Delvinës, Konispolit dhe fshatrave përreth. Një territor i tillë do të shndërrohej në një bashki gjigante që mbulon një pjesë të madhe të rivierës jugore.
Mbështetësit e këtij modeli argumentojnë se njësi më të mëdha do të sjellin menaxhim më efikas, më shumë burime financiare dhe zhvillim të koordinuar, veçanërisht në turizëm dhe infrastrukturë.

 

Nga ana tjetër, kritikët theksojnë se një territor kaq i shtrirë mund të vështirësojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të dobësojë përfaqësimin lokal në zonat që nuk janë qendër administrative.
Aktualisht, nuk ka një dokument zyrtar që konfirmon këtë ndarje, por diskutimet për rishikimin e kufijve janë intensifikuar, me synimin për të përmbyllur reformën në muajt e ardhshëm.

 

Nëse skenari realizohet, Saranda do të shndërrohet në një nga bashkitë më të mëdha të vendit, ndërsa qytete historike si Delvina dhe Konispoli do të humbnin pavarësinë që i kanë pasur prej dekadash.
Një realitet i ri administrativ që mund të sjellë efikasitet më të lartë – por edhe ndjesinë se historia po fshihet nga harta.

 

Rruga e Borshit, bypass-i në Ksamil dhe muzeu nënujor në Sarandë përfundojnë në qershor 2026

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.