Rastet e reja me COVID-19, Rama: Ndryshoni sjellje ose rikthehet karantina

11/06/2020:50

Shperndaje:


Pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus, kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim me qytetarët.
Rama u shpreh se nëse përhapja e pandemisë do të vijojë me ritme të shpejta dhe qytetarët nuk respektojnë masat, atëherë Shqipëria do të bëjë hapa mbrapa. Në këtë mënyrë, Rama la të nënkuptohej që vendi mund të futet përsëri në karantinë, nëse bijon shtimi i rasteve të reja.

“Jam i shqetësuar dhe dua që ta dini që nuk kam ndërmend të bëjë sehir që shumëkush e ka harruar armikun e padukshëm. Prej 3 ditësh, kemi më shumë shtrime në spital sesa në kulmin e pandemisë. Nuk dua ta bëjmë me të keq këtë. Nuk kam ndryshuar mendim. Ekonomia bie dhe ringrihet, të vdekurit nuk ringjallen.
Nuk dua as ta mendoj dhe të rikthehej fjalën karantinë përsëri, por nëse vazhdojmë kështu dhe nuk ndryshojmë sjellje dhe nëse numrat vazhdojnë të shtohen, atëherë me keqardhje dhe realisht nuk do të kemi se çfarë të bëjmë dhe do të duhet të rifillojmë nga e para. Prandaj ju lutem, e kemi vet në dorë, secili prej nesh e ka në dorë që të bëjë gjënë e duhur të shikojmë përpara dhe të ringrihemi shpejt”, u shpreh Rama.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.