Rama vendos kushte të reja rikandidimi në 2027 për kryetarët e bashkive

Rama vendos kushte të reja rikandidimi në 2027 për kryetarët e bashkive

Kryeministri Edi Rama ka shpallur kriteret e reja që do të ndikojnë në rikandidimin e kryetarëve të bashkive në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke i lidhur ato me arritjen e objektivave konkrete në kuadër të programit “Paketa e Maleve”.

 

 

Sipas deklaratës së tij, drejtuesit vendorë duhet të sigurojnë të paktën 10 kontrata për agroturizëm dhe të krijojnë minimalisht 3 ndërmarrje të përbashkëta nëse synojnë një mandat të ri.

 

“Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkive. U kam thënë qartë: nëse nuk realizoni të paktën 10 agroturizma përmes ‘Paketës së Maleve’ dhe nuk krijoni të paktën 3 shoqëri të bashkuara, mos pretendoni të kandidoni më”, u shpreh Rama, duke theksuar se bashkitë duhet të luajnë rol më aktiv në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e fermerëve.

 

Në muajin janar, Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive dorëzimin dhe firmosjen e hartave për zbatimin e programit të “Paketës së Maleve”. Më pas, kërkesat u zgjeruan me një tjetër kriter: krijimin e të paktën 3 ndërmarrjeve të përbashkëta.

 

Së fundmi, kryeministri ka deklaruar se çdo kryetar bashkie që synon rikandidimin duhet të ketë të paktën 10 kontrata të firmosura për agroturizma brenda kuadrit të “Paketës së Maleve”. “Nëse nuk realizoni të paktën 10 agroturizma dhe nuk krijoni 3 shoqëri të bashkuara, mos pretendoni të kandidoni më”, është shprehur ai.

 

Kjo qasje ka hapur diskutime mbi kufijtë e ndërhyrjes në funksionimin e pushtetit vendor, pasi kushtëzimi i rikandidimit lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga qendra.

 

Kujtojmë se një praktikë e ngjashme është ndjekur edhe më herët. Vitin e kaluar, Rama kërkoi nga të gjitha bashkitë shkarkimin e drejtorëve në administratën vendore, një vendim që u zbatua në masë nga drejtuesit vendorë, por që më pas nuk u shoqërua me një proces të qartë vlerësimi apo rezultate të dukshme, duke mbetur kryesisht në harresë.

 

Në këtë kontekst, vëmendja mbetet te mënyra se si këto kërkesa të reja do të zbatohen në praktikë dhe nëse do të prodhojnë zhvillim të qëndrueshëm në nivel lokal, apo do të shtojnë presionin mbi bashkitë për të përmbushur objektiva të vendosura nga qeveria qendrore. Për bashkitë në jug të vendit, përfshirë Sarandën, Delvinën, Himarën, Konispolin dhe Finiqin, sfida tashmë lidhet jo vetëm me zhvillimin e territorit, por edhe me përshtatjen ndaj një serie kërkesash që kanë ardhur duke u shtuar në kohë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë
Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë
Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.