Rama ultimatum furnizuesve të ushqimeve: Ulni çmimet se do u sekuestrojmë mallin

17/03/2214:22

Shperndaje:

Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve ku i edhe i tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.

Ai saktësoi faktin se kushdo që shkel, abuzon, apo nuk respekton çmimin e vendosur do t’i konfiskohet prodhimi. Takimi i parë i bordit do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa vendimet pritet të lajmërohen ditët në vazhdim.

Rama theksoi disa herë gjatë fjalës së tij se nuk është dakord me ndërhyrjen e qeverisë në treg, por tani ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është shndërruar në një domosdoshmëri. “Harrojeni për pak fitimit”, kjo ishte ajo që i tha kryeministri furnitorëve duke i kërkuar të përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mposhtim së bashku.

Gjatë këtij takimi nuk mund të mungonin as batutat. Ai i tha përfaqësuesve të bizneseve furnizuese të ushqimeve se kjo është edhe një “mundësi për ata që të lajnë mëkatet që kanë bërë gjatë karrierës së tyre”.

Bordi i për çmimet e shportës është në kuadër të paketës së rezistencës sociale.

Në çfarë konsiston Paketa qeverisë:

  • 1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
  • 2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
  • 3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
  • 4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
  • 5.    Nga muaji prill:
  • –    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
  • –    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
  • –    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
  • 6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
  • 7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit
Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje
Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.