Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

11/11/2420:44

Shperndaje:

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

 

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, prezantoi së fundmi projektbuxhetin e Ministrisë së Bujqësisë në Komisionin e Veprimtarive, ku deklaroi se buxheti total për këtë ministri është parashikuar të arrijë në 15 miliardë lekë.

 

Denaj u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm, bujqësia do të marrë një mbështetje të shtuar nga buxheti i shtetit, duke reflektuar përparësinë e qeverisë për të zhvilluar këtë sektor jetik për ekonominë shqiptare.

 

Nga ky fond i përgjithshëm, 4.4 miliardë lekë janë dedikuar për mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët. “Qëllimi ynë është të ofrojmë ndihmë direkte për fermerët për të lehtësuar punën e tyre dhe për të rritur prodhimin bujqësor,” tha Denaj.

Ministrja po ashtu theksoi rëndësinë e përmirësimit të sistemeve të ujitjes dhe kullimit, duke nënvizuar se këto investime janë një masë domosdoshmërisht për të parandaluar përmbytjet. “Me këtë projekt synojmë të sigurojmë një infrastrukturë të qëndrueshme për bujqësinë dhe të mbrojmë fermerët nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet,” shtoi ajo.

 

Një nga risitë kryesore për vitin 2025 do të jetë Skema e Garancisë Sovrane për fermerët, e cila do të lehtësojë aksesin e tyre në kredi me interesa të favorshme. “Ne do të lançojmë skemën e Garancisë Sovrane për fermerët për të siguruar financim të lehtë dhe të përballueshëm, duke mbështetur kështu investimet e reja në sektorin bujqësor,” deklaroi Denaj.

 

ANILA DENAJ 2025

 

Gjithashtu, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, e cila mbulon deri në 50% të vlerës së investimit, janë parashikuar mbështetje për blerjen e mekanikës bujqësore, ndërtimin e serrave, stallave dhe për sektorin e akuakulturës. Ministrja bëri me dije se janë dorëzuar deri tani 400 aplikime nga fermerët për të përfituar nga kjo skemë. “Kjo tregon besimin dhe interesin e fermerëve për të përmirësuar teknologjinë dhe për të shtuar kapacitetet prodhuese,” përfundoi Denaj.

 

Kjo mbështetje financiare dhe këto skema synojnë të nxisin zhvillimin e bujqësisë shqiptare, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për rritjen e mirëqenies së komunitetit të fermerëve dhe për të forcuar rolin e bujqësisë në ekonominë e vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti Fiton në Cërrik dhe ngjitet në vendin e dytë, Delvina barazon në Këlcyrë
Saranda Lift kërkon punonjës për montim dhe shërbime ashensorësh
Aksident tragjik në Bypass-in e Fierit, humb jetën 30-vjeçari nga Saranda
Bar Caffe në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Sanitare
TURBINA – BUTRINTI / LIVE NË SARANDA WEB
Policia Bashkiake: Shanset për kioska në Ksamil? Janë ZERO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.