Rama: S’dimë ende për turizmin! Brenda muajit hapim kufijtë tokësor


Kryeministri Rama tha se nuk ka ende një plan se si do të hapet turizmi dhe se të gjithë vendet pavarësisht projekteve të ndryshme po ecin me sy mbyllur me shpresën që të mos përplasen me murin.

“Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Schengeni është i mbyllur të paktën deri në datën 15 të qershorit, që do të thotë se fluturimet ajrore janë shumë të kufizuara, ne po bëjmë çmos me Air Albania, por ka më shumë kërkesa sesa mundësi, aq më tepër afron sezoni.

Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe ën rast se nr do të fillojnë përtej një pritshmërie të arsyeshme dhe të na futi në një kornizë të një modeli që kërcënon sistemin tonë shëndetësor do të krijojë një mbyllje që do na rëndojë të gjithëve. Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë  situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara.

Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin“, tha Rama.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë