
Rama paralajmëron: Konfiskim për objektet e braktisura që nga vitet ’90 dhe ndërtimet që tejkalojnë lejen me mbi 2%
Rama paralajmëron: Konfiskim për objektet e braktisura që nga vitet ’90 dhe ndërtimet që tejkalojnë lejen me mbi 2%
Në një takim me deputetët socialistë të Tiranës dhe drejtues të pushtetit vendor, Kryeministri Edi Rama shpalli masa të reja të ashpra për sektorin e ndërtimit dhe për objektet e braktisura në vend. Ai bëri të ditur se qeveria do të konfiskojë të gjitha ndërtesat e lëna pas dore që prej viteve ’90, si dhe ndërtimet që kanë shkelur lejen përtej kufirit të lejuar ligjor prej 2%.
“Do të konfiskojmë për interes publik të gjitha ndërtimet dhe ngrehinat e braktisura që prej viteve ’90, të cilat janë kthyer në karakatina që përbëjnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se çdo ndërtim që ka kaluar mbi 2% të volumit të miratuar në lejen e ndërtimit do të konsiderohet tërësisht i paligjshëm dhe do të sekuestrohet i plotë nga shteti.
“2% është një kufi teknik i pranueshëm, por nëse tejkalohet, objekti do të sekuestrohet në tërësi. Nuk do të ketë tolerancë për ndërtimet që shtohen me vetëdije për përfitim. Ligji do të zbatohet pa asnjë kompromis,” deklaroi kryeministri.
Në vijim të diskutimit, Rama u ndal edhe te problematikat e hasura në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, duke pranuar se ka pasur devijime dhe abuzime nga disa ndërtues. Për këtë arsye, ai njoftoi nisma të reja për forcimin e sigurisë në ndërtim, përfshirë futjen e garancive bankare për çdo leje ndërtimi të re.
“Po diskutojmë që për çdo leje ndërtimi të kërkohet një garanci bankare, për të garantuar respektimin e kushteve të lejes dhe sigurinë e objektit,” theksoi ai.
Kryeministri kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të shumë kantierëve ndërtimi në vend, duke i cilësuar si jashtë çdo standardi ligjor dhe mjedisor.
“Ka kantiere që nuk plotësojnë asnjë kriter – as për sigurinë, as për mjedisin, as për hapësirat përreth. Kantiere që nuk janë fare kantiere. Do të ndërhyjmë edhe në këtë drejtim, për të vendosur rregulla të qarta për funksionimin dhe standardet që duhet të përmbushin,” shtoi ai.
Ai kritikoi gjithashtu fenomenin e ndërtuesve që nisin punimet ende pa marrë dokumentacionin e plotë të lejes, duke abuzuar me nenet e ligjit për ndërtime paraprake.
Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
21/07/2519:48

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
21/07/2519:48

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
21/07/2519:48

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
21/07/2519:48

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
21/07/2519:48
