RAMA: BASHKIA E SARANDËS ËSHTË KAMPIONE PËR RICIKLIMIN E MBETJEVE

Duke theksuar edhe një herë se Bashkia e Sarandës është kampione për riciklimin e mbetjeve, Rama e kishte një kompliment edhe për Bardh Spahian, kryebashkiakun e Shkodrës. Rama tha se ka një ndryshim në përpjekje dhe qasje.

“Bashkia e Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit. Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve. Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht. Them përgjithësisht se ka ende probleme. Objektivi tashmë është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirë. Të gjithë bashkitë  nuk duhet të mjaftohen më me  pastrimin por edhe me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend. Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje, edhe pse pastrimi atje është ku thërret qameti por e vërteta duhet thënë”, tha Rama.

Qendra e riciklimit të mbetjeve – VIDEO

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.