Qytetarët pa përgjigje për Eco Campusin, Kinoteatrin dhe sheshet e ndërtimit të paguara – VIDEO

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak Sarandë ka lënë qytetarët pa përgjigje mbi çështjen kyçe procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim. Dy pikat e rendit të ditës, të cilat preknin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve, u shtynë, pasi nga ana e Bashkisë nuk u paraqit asnjë informacion, dhe asnjë nga përgjegjësit e këtyre proceseve nuk ishte i pranishëm për të raportuar.

 

 

Një nga temat që shqetëson qytetarët është procesi i lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me vendim të Këshillit Bashkiak. Prej kohësh, banorë që kanë paguar për trojet nuk i posedojnë ende ato ligjërisht, duke mbetur në pasiguri për fatin e pronës së tyre. Mosdhënia e informacionit zyrtar nga ana e Bashkisë ka krijuar një situatë të paqartë dhe ka rritur pakënaqësitë e qytetarëve.

Këshilli Bashkiak vendosi krijimin e një komisioni të posaçëm me përfaqësues të këshillit dhe banorë që kanë paguar trojet, por që ende nuk i posedojnë ato.

Restaurimi i Kinoteatrit dhe Eco Campusi mbeten pa informacion

Ndër projektet që vijojnë të mbeten pezull janë edhe restaurimi i Kinoteatrit të qytetit dhe projekti i Eco Campusit. Edhe për këto dy çështje, nuk u dha asnjë informacion nga ana e Bashkisë për qytetarët, pasi në Këshillin Bashkiak nuk ishte dorëzuar asnjë raport dhe nuk ishte paraqitur asnjë përgjegjës nga ana e Bashkisë Sarandë. 

 

Qytetarët presin një reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse dhe transparencë mbi këto procese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe zhvillimin e qytetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Lexoni më shumë
Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.