Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²

15/03/2618:42

Shperndaje:

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që u hap rrugë investitorëve strategjikë të përdorin sipërfaqe plazhesh për një periudhë deri në 35 vite, me një tarifë qiraje prej 33 lekësh për metër katror në vit. Vendimi nr. 153, datë 11 mars 2026, miraton modelin tip të marrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve si stacione plazhi.

 

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²

 

 

Sipas dokumentit, në rastet kur në vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike nuk është përcaktuar më parë afati i përdorimit të sipërfaqeve të plazhit, ky afat do të jetë 35 vite. Vendimi përcakton gjithashtu se qiraja për këto sipërfaqe do të jetë 33 lekë për metër katror në vit.

 

Vendimi ka hyrë në fuqi më 13 mars 2026 dhe synon të krijojë një model të unifikuar marrëveshjeje për përdorimin e hapësirave bregdetare dhe ujore nga investitorët që zhvillojnë projekte turistike.

 

Përveç vijës bregdetare, vendimi përfshin edhe brigjet e liqeneve dhe lumenjve, ku investitorët kanë ndërtuar ose planifikojnë të ndërtojnë struktura turistike si hotele, bujtina apo kampingje.

 

Ky zhvillim vjen në një kohë kur përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar publikisht se synohet rritja e hapësirave publike në plazhe. Rreth një muaj më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe, deklaruan se duke filluar nga sezoni veror 2026 do të shtohen sipërfaqet e plazheve publike për qytetarët. Vendimi i fundit ndërkohë përcakton kuadrin ligjor për përdorimin afatgjatë të një pjese të këtyre hapësirave nga investitorët privatë në funksion të projekteve turistike.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.