Qeveria miraton ndryshime të reja për administrimin e plazheve gjatë sezonit turistik 2026
Qeveria miraton ndryshime të reja për administrimin e plazheve gjatë sezonit turistik 2026. Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke përcaktuar që bizneset dhe strukturat hoteliere që përdorin hapësira publike në bregdet do të lidhin kontratat e qirasë me shtetin brenda muajit qershor për sezonin turistik 2026.

Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave si pjesë e disa shtesave në Vendimin nr.649, datë 16 tetor 2024, “Për miratimin e rregullores për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”.
Sipas ndryshimeve të reja, përjashtimisht për vitin 2026, afati për lidhjen e kontratave të qirasë për përdorimin e hapësirave të plazhit do të jetë brenda muajit qershor. Ky ndryshim prek drejtpërdrejt bizneset turistike, hotelet dhe subjektet që operojnë në vijën bregdetare dhe që aplikojnë për administrimin e zonave të plazhit gjatë sezonit veror.
Në vendim theksohet se ndryshimi bëhet në kuadër të organizimit dhe menaxhimit të sezonit turistik, ndërsa autoritetet përgjegjëse do të vijojnë procedurat për lidhjen e kontratave sipas afateve të reja të përcaktuara.
Qeveria ka vendosur gjithashtu rregulla të reja edhe për kontratat ekzistuese të plazheve. Sipas shtesave të miratuara në kontratën model për përdorimin e hapësirës së plazhit, në rast se ndryshojnë kapacitetet e strukturave akomoduese, zona e plazhit apo zhvillimet në vijën bregdetare, kontratat do të mund të amendohen vetëm me dakordësinë e të dyja palëve.
Vendimi përcakton se dhënësi i kontratës, në bashkëpunim me njësinë e vetëqeverisjes vendore, mund të propozojë ndryshime në kontratë vetëm në rastet kur ka zhvillime apo ndryshime konkrete në territor, por çdo amendim duhet të miratohet me pëlqim të ndërsjellë dhe të formalizohet përmes nënshkrimit të amendimeve përkatëse.
Po ashtu, edhe për kontratat ekzistuese të lidhura më parë për përdorimin e hapësirave të plazhit, çdo ndryshim do të kryhet vetëm përmes marrëveshjes së dakordësuar ndërmjet palëve.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar ministria përgjegjëse për turizmin, Agjencia Kombëtare e Bregdetit si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
13/05/2619:31
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
13/05/2619:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
13/05/2619:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
13/05/2619:31
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
13/05/2619:31