Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

28/12/2518:29

Shperndaje:

Qeveria “hap burgjet”: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 900 të tjerë ulje dënimi

 

Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë në fund të këtij viti një nismë për miratimin e një amnistie penale, e cila, sipas autoriteteve, synon uljen e mbipopullimit në burgje, rehabilitimin e personave të dënuar dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, në përputhje me standardet evropiane të drejtësisë.

 

Qeveria “hap burgjet”: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 900 të tjerë ulje dënimi Qeveria Shqiptare ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një nismë amnistie, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 380 personave të dënuar, si dhe ulje dënimi për rreth 900 të tjerë.

 

Nisma u bë publike nga Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale një video sqaruese të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, ku paraqiten kriteret dhe qëllimet e kësaj amnistie.

 

Sipas ministrit të Drejtësisë, amnistia vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin penal shqiptar, të kryer në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, dhe adreson një problematikë të përsëritur: përdorimin e lartë të masës së paraburgimit. Aktualisht, në sistemin penitenciar ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët më shumë se gjysma janë të paraburgosur, një situatë që, sipas Lamallarit, kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe proporcionale.

 

“Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, por dobësi e sistemit,” është shprehur ministri, duke theksuar se kjo problematikë është ngritur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga Këshilli i Evropës dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

 

Nga zbatimi i amnistisë, rreth 380 persona pritet të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Sipas Qeverisë, efekti i menjëhershëm i kësaj mase do të sjellë një ulje të popullimit në burgje me gati 7%, duke përmirësuar kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit, si dhe respektin për dinjitetin njerëzor.

 

Ministri i Drejtësisë ka sqaruar se nga kjo amnisti përjashtohen kategorikisht personat e dënuar për krime të rënda, korrupsion dhe vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe subjektet e hetuara nga SPAK apo të gjykuara nga GJKKO. “Nuk ka amnisti selektive apo favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente,” ka theksuar ai.

 

Sipas Qeverisë, drejtësia evropiane nuk matet me numrin e personave të burgosur, por me parandalimin e veprave penale, rehabilitimin dhe uljen e përsëritjes së tyre. Amnistia, sipas këtij qëndrimi, nuk përbën falje të shkeljes së ligjit, por një masë të kontrolluar që synon t’u japë një mundësi të dytë personave që mund të riintegrohen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet kontrolle në kompani ndërtimi dhe agjenci imobiliare në Sarandë
Butrinti fiton ndaj Bylis B dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes
Stillo Papadhima, sot 101 vjeç – Dëshmia e një të mbijetuari në kampet naziste – VIDEO
Butrinti – Bylis B / LIVE në Saranda Web – përballje direkte për kreun e renditjes
Debate të forta / Këshilli Bashkiak Sarandë miraton kalimin e vilave qeveritare në “Polin e Zhvillimit të Sarandës”
Sarandë | Operacion antidrogë, arrestohet 30-vjeçari me kanabis gati për shitje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.