Reklamë I Love Orange

Punimeve miliona euro në Sarandë u del boja – VIDEO

Punimeve miliona euro në Sarandë u del boja

Investimet në infrastrukturën e Sarandës, të cilat synonin përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe imazhit turistik të qytetit, duket se po shfaqin probleme serioze ende pa u përfunduar plotësisht.

 

Një nga rastet më flagrante janë punimet në rrugët e shtruara me mozaik, të cilat jo vetëm që po degradojnë me ritme të shpejta, por edhe po kërkojnë riparime të shpeshta, duke ngarkuar buxhetin publik me kosto shtesë. Këto rrugë, të cilat u promovuan si një shembull i zhvillimit urban, tashmë janë kthyer në shqetësim për qytetarët dhe bizneset përreth.

 

Por problemet nuk mbarojnë me kaq. Një punë jashtë çdo standardi duket se është kryer edhe në terrenin sportiv pranë stadiumit të lojërave me dorë “Aleko Dajko”. Pas raportimeve nga qytetarë të shqetësuar, Saranda Web kreu një vëzhgim në terren dhe konstatoi se tapeti i shtruar në këtë fushë sportive është degraduar plotësisht dhe tashmë ka dalë jashtë funksionit.

 

 

Tapeti, i cili supozohej të ofronte një sipërfaqe të qëndrueshme dhe cilësore për të rinjtë e qytetit, është shembulli më i fundit i punimeve që duket se janë realizuar me cilësi të dobët dhe pa mbikëqyrjen e duhur teknike.

 

Qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre për këto investime milionë eurosh që, në vend të sjellin përfitime, po kthehen në barrë për komunitetin. Ata kërkojnë transparencë nga institucionet përkatëse dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga firmat kontraktuese që kanë realizuar këto punime.

 

Saranda Web do të vijojë të monitorojë situatën dhe të raportojë mbi zgjidhjet që do të ofrohen, duke i bërë jehonë zërave të qytetarëve që kërkojnë llogaridhënie dhe përmirësim të cilësisë së punimeve publike në qytet.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47