Pronari habitet kur shikon një shkëmb betoni përpara dyqanit: Çfarë po ndodh këtu?!

03/06/2418:04

Shperndaje:

Një biznes në Sarandë ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes portalit Saranda Web lidhur me vendosjen e një shkëmb masiv prej betoni  që sipas tij po pengon hyrjen në biznesin e tij. Ky shkëmb betoni është vendosur përpara portës hyrëse dhe po shkakton probleme të mëdha për operacionet e përditshme dhe qasjen e klientëve.

 

Pronari i biznesit, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka treguar se vendosja e këtij shkëmb betoni është bërë pa asnjë njoftim paraprak dhe pa marrë parasysh impaktin që do të kishte në veprimtarinë e tij. Ai thekson se  ky shkëmb betoni po bllokon hyrjen kryesore, duke e bërë të vështirë për klientët të hyjnë dhe të dalin lirshëm nga lokali.

 

 

“Nuk na është bërë asnjë njoftim për këtë vendosje. Është e papranueshme që një shkëmb betoni i tillë të vendoset pa marrë parasysh bizneset përreth dhe ndikimin që do të ketë tek to,” shprehet pronari. “Jemi në sezonin turistik dhe kjo është koha kur ne kemi më shumë nevojë për qasje të lirë dhe të lehtë për klientët tanë.”

 

Ai gjithashtu ka bërë apel për ndërhyrje nga autoritetet lokale për të zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur. “Kërkojmë që kjo çështje të zgjidhet me urgjencë. Na duhet të kemi mundësi të operojmë normalisht dhe t’u shërbejmë klientëve tanë pa asnjë pengesë,” ka shtuar ai.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.