Prokuroria Sarandë: OASI ka ndërtuar 1 kat pa leje, do ta sekuestrojmë

13/05/2614:05

Shperndaje:

Prokuroria Sarandë: OASI ka ndërtuar 1 kat pa leje, do ta sekuestrojmë. Sekuestro preventive ndaj katit pa leje, pronari nën hetim

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është vendosur masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për një sipërfaqe të dyshuar të ndërtuar pa leje mbi objektin ekzistues “Hotel Oasis”, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës.

 

Sekuestro preventive ndaj një ndërtimi pa leje mbi “Hotel Oasis” në Sarandë, pronari nën hetim Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është vendosur masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për një sipërfaqe të dyshuar të ndërtuar pa leje mbi objektin ekzistues “Hotel Oasis”, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës.

 

Sipas organit të akuzës, masa është vendosur mbi një strukturë me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ngritur mbi tarracën e hotelit 6-katësh, në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 116 të vitit 2026, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.

 

Nga verifikimet dhe inspektimet në terren rezulton se mbi objektin ekzistues është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional. Punimet konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarinë të valëzuar dhe shtresë betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave.

 

Sipas Prokurorisë, veprimet ndërtimore janë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12 maj 2025 dhe deri më 31 mars 2026. Gjatë inspektimit të ekspertit, objekti është konstatuar në fazë të avancuar përfundimi, me fasadën e jashtme dhe vetratat e vendosura në pjesën ballore.

 

Edhe pse pasuria figuron e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, nga dokumentacioni i legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim). Për këtë arsye, sipas hetimeve, edhe punimet e reja lidhen funksionalisht me këtë destinacion dhe dyshohet se janë kryer për qëllime fitimi.

 

Prokuroria bën me dije se shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik, është nën hetim për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

Në përfundim, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën “Sekuestro preventive”, të parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, për sipërfaqen ndërtimore të dyshuar si të realizuar pa lejen e organeve kompetente.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Prokuroria Sarandë: OASI ka ndërtuar 1 kat pa leje, do ta sekuestrojmë
Il Vesuvio Pizza & Pasta në Sarandë kërkon Picajol dhe Pjatalarëse
Plagosje me thikë në Sarandë pas një sherri të çastit, 42-vjeçari përfundon në spital
I vodhi pronarit 146,600 euro që i kishte në teneqenë e djathit, arrestohet shqiptari në Igumenicë
U goditën nga një Jet Car në Ksamil dhe u transportuan me helikopter në Tiranë, turistët kërkojnë ndihmë
SOHO Bar & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.