Prokuroria e Sarandës: “Po vijojmë hetimet për zyrtarë të tjerë të përfshirë në paligjshmëri”

14/05/2413:10

Shperndaje:

Prokuroria e Sarandës duket se nuk po i ndal hetimet për zyrtarët lokalë të Sarandës. Pas dhjetra arrestimeve, ndalimeve, procedimeve të 25 muajve, në një deklaratë për shtyp të lëshuar ditën e sotme, Prokuroria e Sarandës e mbyll komunikatën duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë të tjera supriza: “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon hetimet edhe për fakte të tjera në ngarkim të zyrtarëve lokalë të përfshire në paligjshmeri në ushtrim të detyrave shteterore”.

Kujtojmë që prej shkurtit 2022, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK janë arrestuar apo ndaluar mbi 30 zyrtarë të ASHK, Bashkisë, IKMT, ARZM, Zyrës së Bujqësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë, Dhomës së Noterëve dhe së fundmi edhe një ish deputet për shkelje ligjore të kryera në Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon të punësojë staf
Vesel Koçiu dhe Përparim Ahmeti: Punimet e FSHZH katastrofike dhe cilësi skandaloze
Ndahet nga jeta “Bilbili i Çamërisë” Shaban Zeneli – Qytetar Nderi i Delvinës
Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, trajleri del nga rruga dhe ngjitet në kodër
Supermarket LUMARA në Sarandë kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh
BUZË Hotel kërkon të punësojë Recepsionist/e dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.