Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit

19/03/2613:03

Shperndaje:

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq, dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë orës së mësimit

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velahovë dhe mësues në një shkollë 9-vjeçare në Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë orës së mësimit.

 

Procedohet penalisht mësuesi në Finiq, dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë orës së mësimit

 

Ngjarja është denoncuar edhe në media, ndërsa një video e publikuar pretendohet se tregon momentin e përplasjes brenda ambienteve të shkollës. Sipas pretendimeve të disa nxënësve, situata ka ndodhur gjatë zhvillimit të mësimit, pasi një nxënës i kishte pëshpëritur diçka një shoku të tij, ndërsa reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër.

 

Pamjet e publikuara kanë shkaktuar reagime dhe shqetësim, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe institucioneve përgjegjëse.

 

Ndërkohë, ka edhe informacione të tjera, sipas të cilave pretendohet se mësuesi mund të ketë qenë subjekt i sjelljeve problematike apo bullizimit nga një grup nxënësish. Gjithashtu, përmendet edhe një komunikim me përmbajtje të papërshtatshme që dyshohet se është bërë nga nxënësi ndaj mësuesit, çka mund të ketë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.

 

Autoritetet po vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të incidentit. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik
Bota mori frymë lirisht dhe nafta u ul me 20 $ por në Shqipëri “Bordi i Talljes” e ul vetëm 4 Cent
Gjiri i Hartës kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim, ushqimi dhe transporti
BURGER KING kërkon punonjës për pikën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.