Prindërit reagojnë për zhvendosjen e nxënësve të shkollës “9 Tetori”: Vendimi u mor pa konsultim dhe pa transparencë

09/01/2618:42

Shperndaje:

Prindërit reagojnë për zhvendosjen e nxënësve të shkollës “9 Tetori”: Vendimi u mor pa konsultim dhe pa transparencë

 

Reagimet e qytetarëve dhe prindërve kanë qenë të forta pas publikimit nga Saranda Web të lajmit për zhvendosjen e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, për shkak të rikonstruksionit të godinës shkollore, një proces i nisur në mes të vitit shkollor.

 

Prindërit reagojnë për zhvendosjen e nxënësve të shkollës “9 Tetori

 

 

Një prind i dy fëmijëve që ndjekin këtë shkollë, në një reagim publik, shprehet se ndjen detyrimin qytetar dhe prindëror të ngrejë shqetësimin për mënyrën se si është marrë dhe komunikuar ky vendim, duke theksuar se prindërit nuk janë kundër rikonstruksionit, përkundrazi e konsiderojnë atë të domosdoshëm dhe në interes të drejtpërdrejtë të fëmijëve.

 

Sipas prindërve, problematika qëndron te mungesa e konsultimit dhe komunikimit, si dhe te fakti që një vendim kaq i rëndësishëm është komunikuar në mënyrë të menjëhershme, pa asnjë sqarim të plotë dhe pa përfshirjen e familjeve.

 

“Bëhet fjalë për fëmijë të vegjël, për stabilitetin e tyre emocional, për përqendrimin dhe cilësinë e procesit mësimor. Ndryshimi i mjedisit shkollor në mes të vitit nuk është një çështje administrative e thjeshtë, por një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të fëmijëve dhe familjeve tona,” – thuhet në reagim.

 

Prindërit theksojnë se deri më tani nuk janë informuar qartë mbi disa elementë thelbësorë, si:

 

 

  • ku konkretisht do të zhvillohet mësimi,
  • në çfarë kushtesh infrastrukturore,
  • si do të garantohet siguria dhe mirëqenia e fëmijëve,
  • si do të organizohen oraret, distancat dhe transporti,
  • dhe nëse ambientet pritëse janë të përshtatshme për moshat e vogla.

 

Në reagimet e tyre, prindërit kërkojnë transparencë, komunikim të hapur dhe përfshirje në vendimmarrje, duke theksuar se minimumi i domosdoshëm do të ishte një takim informues i menjëhershëm, ku institucionet përgjegjëse të japin shpjegime të plota dhe të diskutojnë alternativa të mundshme.

 

“Arsimi nuk është thjesht ndërtesë. Arsimi janë fëmijët tanë. Dhe çdo vendim që i prek ata duhet të merret me përgjegjësi, ndjeshmëri dhe respekt ndaj familjeve,” – theksojnë prindërit, duke shpresuar që shqetësimi i tyre të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje e arsyeshme në interesin më të mirë të nxënësve.

 

Deri në këto momente, Bashkia Sarandë nuk ka dhënë një reagim zyrtar apo sqarim publik lidhur me këto shqetësime.

 

Saranda Web do të vijojë të ndjekë këtë çështje dhe të informojë qytetarët, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për një vendim që prek drejtpërdrejt arsimin dhe fëmijët e qytetit.

 

Bashkia Sarandë alarmon qytetarët: “Do të fryjë erë 30 metër/sekondë”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë alarmon qytetarët: “Do të fryjë erë 30 metër/sekondë”
Prindërit reagojnë për zhvendosjen e nxënësve të shkollës “9 Tetori”: Vendimi u mor pa konsultim dhe pa transparencë
Pa paralajmërim dhe pa sqarime: zhvendosja e nxënësve të ‘9 Tetorit’ alarmon prindërit
Taksa e ndërtesës ndryshon: si llogaritet dhe çfarë ndryshon me faturën e re
Ashensorët pa kontroll dhe siguri, rrezik i përditshëm për banorët e pallateve
Kompania FIX PRO kërkon Agjent Shitje dhe Sistemues malli për degën në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.