Presidenti Meta flet për shpërndarjen e Parlamentit: Ja kur do ta bëj!

21/05/2020:32

Shperndaje:


“Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”Keshtu tha sot Presidenti Ilir Meta duke deklaruar se eshte i gatshem qe sot te ulet dhe te caktoje daten e zgjedhjeve si per pushtetin qendror e vendor dhe per kreun e shtetit.

“Nese do duhet, Presidenti eshte gati. Te ma kerkoje populli, por siç e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te marrin persiper qeverisjen”. tha kreu i shtetit ne “Syri.tv”.

“Se më thonë pse nuk e shpërndan Parlamentin, nëse do shpërndaj parlamentin që nuk është kaq e thjeshtë dhe e paqartë por nuk është e pamundur, se gjithçka unë duhet të kem një situate kur e kërkon gjithë populli, por të kem dhe nja 20 burra përfshirë dhe juve këtu që të marrin përsipër të çojnë vendin në zgjedhje, unë s’mund të bëj lëvizje bosh.
Nuk i shmangem asnjë përgjegjësie për të vendosur legjitimitetin institucional. Nëse e kam thënë që këtë krizë e zgjidhin vetëm zgjedhjet e popullit shqiptar, të lë dhe unë postin, e të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit, nëse të tjerët s’janë gati e provokojnë situata të rënda jam gati të bëj e zgjidhje të tjera, por për këtë duhet të jenë gati të gjithë ata qe ma kerkojne, nëse do duhet një gjë e tillë presidenti do jetë gati po duhet të jenë edhe 20 burrat që presidenti ti marri ti cojë nëpër zyra e të cojnë vendin në zgjedhje. Apo doni të bëjmë një Venezuelë këtu, por kjo s’është mirë vendin se duam të hyjmë në BE e gjithë kushtet që na shton cdo dië Evropa ka të bëjë me legjitimitetin, e kjo zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, që sot hajde caktojmë datën e zgjedhjeve, se po nuk e zgjidhëm nuk do bëjmë asnjë hap para BE”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.