Presidenti Ilir Meta vlerëson trajnerin e Butrintit me medaljen “Mjeshtër i Madh”


.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dorëzuar medaljen “Mjeshtër i Madh” ndaj trajnerit të Butrintit Milto Gurma.
Në ceremoninë e dorëzimit Presidenti Meta është shprehur:
Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta, kisha kënaqësinë e veçantë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” një prej ikonave të futbollit të Sarandës, Luftëtarit, Shkëndisë së kohëve të arta dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Miltiadh Gurma.
Kam patur fatin ta shoh virtuozitetin në fushën e blertë të këtij futbollisti të nivelit ndërkombëtar, që për talentin e jashtëzakonshëm, krahasohej vetëm me lojtarin e madh gjerman Franz Beckenbauer.

Saranda, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria janë krenuar me të drejtë gjithmonë me Miltiadh Gurmën, shembull frymëzimi dhe model suksesi, që duhet ndjekur nga brezat e rinj.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.