PREMIERË NË “KINEMA ÇUKA”, KU ÇDO DITË  LUHET MJERIMI MIGJENIAN – FOTO-REPORTAZH

06/05/2419:02

Shperndaje:

Nga Shkëlqim HAJNO

Çuka është një fshat i madh, pjesë integrale e bashkisë Sarandë.

Sot në Sarandë edhe si territor bashkie, nuk ka gjëkundi një kinema si institucion kulturor. Edhe nje e tillë e quajtur si ‘Kinema Verore” pranë Limanit te vjetër, u ksebë…Dhe sot sot e gjithë ditën Saranda mjerisht, nuk ka një kinema ku të shfaqen filma.

Por, në fshatin Çukë ekziston një toponim i tillë: ‘Te Kinemaja”. Ka qenë një investim për llogari të ish Bashkimeve Profesionale i kohës socialiste para viteve ‘90. Me nje projekt konceptuar si kinoteatër por që nuk u vu kurrë në punë dhe më pas i mbeti në gjuhën popullore emërtimi si Kinema Çuka.

 – Në fshatin Çukë, pranë qytetit të Sarandës, ndodhen rrënojat e një monumenti antik,  që emërtohet  vila antike e çukës në vendin e quajtur Xhumbarë.

Por nga të gjithë që hyjnë mespërmes Çukës, tërheq vëmendjen jo ‘vila antike’ me gurët ekzagonalë, por “Kinema Çuka” e banuar nga familjet rome.

Sot, në realitetin e “Shqipërisë turistike” që priti  sikurse thotë me të drejtë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Kumbaro, gjate 2024-shit mbi 10 milionë turistë, dhe, që, e përsërit këtë shifër plot krenari; vetëm 2 km në vijë ajrore nga aksi turistik Sarandë-Ksamil-Butrint; ekziston ende, prej mbi 25 vitesh një vatër, apo ‘enklavë varferie ekstreme jashtë çdo dinjititeti njerëzor. Një numër familjesh rome dhe një numrër fëmijësh me sy të bukur por të kequshqyer.

Edhe këtu pra, ka fëmijë me sy të bukur por që janë romë, një status  që  de fakto, është ndryshe nga ato që parasheh kuadri demokratik ligjor në Republiken e  Shqiprisë që synon të integrohet ‘me vrap’ nje ditë në BE.

Sesa larg jemi nga ky synim sublim e politik , shkoni ne Çukë!

Hyni ne “Kinema Çuka” qe ta kuptoni distancën e vërtetë! Dhe duhet të skuqemi sadopak. Të gjithë.Të majtët në fuqi/qeveri dhe ‘të djathtët’që, identikisht si të parëve ‘u qan shpirti’për të vobektët dhe rritjen e standarteve të jetesës

ELENI: LINDA KËTU DHE JETOJ NË KINEMA PREJ 28 VITESH

Eleni Garo, është një grua rome që ka lindur këtu dhe jeton 28 vjet në këtë geto demokratike në Çukë. Eleni ka tre fëmijë. Dy djem, 12 dhe 8 vjeç dhe një vajzë 6 vjeç.

Por në këtë Kinema veç tre fëmijëve të Eleni Garos ka edhe  fëmijë të tjerë.

Janë rreth pesëmbëdhjet fëmijë gjithlsej, pohon 28 -vjeçarja.

Në fakt togfjalshi ‘geto demokratike’mund të jetë për shumëkënd  ‘i kërkuar’, por kur je në Kinema “ÇUKA”, është një realitet i njëmendët ‘no coment’.

Kinema Çuka ku çdo ditë në të katër stinët e vitit luhet ‘premierë jete’ me skena nga mjerimi migjenian, ka shkuar edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit dhe siç mësojmë se janë dhënë edhe rekomandime për strehim minimal dhe kushte jetese në dinjitetin njerëzor.

Në Çukë, nga koha e popullimit të Kinema Çukës, rreth 30 vite më parë thonl se kankë kaluar disa kryebashkiakë, të majtë e të djathtë. Madje edhë politikanë. Me, edhe pa mjekër  që, imitojnë udhëheqësit e tyre dhe që të kujtojnë me rekuizitën dhe gjeste e tyre, George Orwellin  që shprehet diku  për rrezikun e fodullëkut të elitave.

Po pavarësisht nga kjo, sot, në Kinema Çuka, ka premierë pranvere. …Dhe numri i turistëve këtë vit parashikohet t’i kalojë 10 milionë persona!


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.