Prefekti Flamur Mamaj: Zjarret kanë qenë të qëllimshme, janë identifikuar autorët

08/09/2011:45

Shperndaje:


Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj thotë në një komunikim për Report Tv se zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet që të vihen psa hekurave personat përgjegjës.
“Ka qenë një situatë shumë e vështirë për shkak edhe të temperaturave të larta. Aktualisht janë në të gjithë territorin e qarkut dhe një situatë e tillë pritet për shkak të zjarr vënieve të qëllimshme. Situata në Poro është një situatë  e paprecedent, është e përsëritur, para 5 vitesh ka patur një situatë të tillë. Me të vlerësuar situatën kemi ndërhyrë me të gjitha forcat dhe mjetet. Kanë qenë afërsisht 3 zjarrfikëse, 15 punonjës të zjarrfikëses, kanë qenë 8 punonjës të zonave të mbrojtura, ka qenë njësia administrative, kanë ardhur edhe qytetarë për të marrë pjesë për shuarjen e zjarrit. Ka qenë një vlerësim nga ana ime e situatës, për pjesëmarrjen e tyre. Grupet e vlerësimit në terren po përgatisin një raport të detajuar mbi të gjitha dëmet e bëra. Kemi të identifikuar të gjitha kullotat personat përgjegjës në kullota dhe çobanët, të cilët bëjnë zjarr vënie të qëllimshme pikërisht në këtë periudhë.

Në këtë periudhë është koha që kryen me tepër zjarr vëniet e qëllimshme, ndaj po tregohemi tepër të kujdesshëm. Detyra e vështirë e zjarrfikëseve është të gjenden njëkohësisht në disa vatra zjarri. Kjo është detyra e Bashkisë të menaxhojë zjarrfikëset, t’i modernizojë ato në mjete si dhe të punësojë në to personel të aftë në realizimin e të gjitha rasteve emergjente“, thotë Prefekti Flamur Mamaj për zjarret.  /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Familja në ankth: 86-vjeçari Kaso Dura zhduket në Berdenesh të Sarandës
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.