Portokallja e Hrushovit dhe nishanet historike – Nga Auron Tare
Diku nga viti 95 duke u kthyer nga qyteti antik i Finiqit u ula per nje kafe anes rruges, tek klubi i vetem i fshatit .
Fshati, me sakte nje grumbull shtepish te vogla dhe ca stalla koperative quhej Stiar. Llaf pas llafi me ata burra te ulur ne klub ku biseda ishte emigracioni ne Greqi me njerin prej tyre dolem te njohur.
Pasi folem per kohet e shkuara dhe stergjyshet e mij, plaku qe kishte ardhur nga malet e Laberise ne kohen e koperatives me tregoi per viziten e Hrushovit ne Stiar. Nuk e besova. Thashe se tallen me mua tek ai klub plot tym duhani me qe po pyesja per ndodhi te zones. Cdonte njeriu me i fuqishem i planetit ne kete humbetire? i thashe
Nuk me beson?- me tha, hajde te tregoj edhe vendin ku mbolli portokallin Hrushovi.
U ngritem dhe shkuam ne nje rruge te mrekullueshme me ekualipte ku nga te dyja krahet kishte portokalle qe disa lope te thara po ju hanin paqesisht fletet. Ne ajer ndihej nje braktisje totale sikur ishe kthyer pas ne kohet antike.
Ja me tha, ketu ishte duke me treguar me dore nje vend te zbrazet. Nuk shikoja asgje. Ku eshte portokalli ? e pyeta se mendova se do ishte rrethuar me ndonje mase mbrojtese. Nuk eshte me me tha. Po pse? sa keq thashe me habi si ka mundesi e kane prere? Nje peme e Hrushovit ne Stiar duhej te ishte nje monument kulture.
Jo jo, dhe duke qeshur, plaku me tregoi nje histori te denje vetem per folklorin shqiptar.
Diku nga fillimi i 60s ,me thirri Sekretari i Partise ne Delvine. Me tha se Partia me ngarkonte me nje detyre sekrete si i besuar qe isha. Duhej bere tharja e pemes qe kishte mbjelle Hrushovi ne Stiar por ne menyre qe te mos binte ne sy nga askush. U cudita por nuk bera pyetje. Pema duhej te “thahej” vete. Si tja benim me pyeti sekretari? Per dreq asaj peme i ishin bere sherbimet ne maksimum dhe ajo rritej me e larte se shoqet. U mendova u mendova dhe i thashe dakort, do ti hedhim shurre Pele cdo nate.
Dhe keshtu cdo mesnate ikja fshehurazi nga shtepia me nje kove ku u mblidhja shurren e Peles dhe ja hidhja fshehurazi Portokalles. Mire qe me gruan beja fjale se ajo dyshonte se cbeja une naten por per dreq portokallja nuk jepte shenja tharje. U deshen ca jave qe me ne fund portokallja u dorrezua dhe u tha. U be mbledhje fshatit po askush nuk e shtyu me tej kete pune. Atje une e kuptova qe punet me sovjetiket nuk ishin mire – me tha plaku duke me futur krahun per ty kthyer tek makina.
Ika nga Stiari dhe shume kurioz per kete histori. Muaj me vone ne Kinostudion qe ende mbante frymen gjalle pashe dokumentarin e udhetimit te Hrushovit ne Shqiperi, Dhe ja mes kronikes se kohes ishte Hrushovi ne fshatin Stiar mes fushave me portokalle duke dhene porosi qe te mbilleshin sa me shume te tilla. Ketu ne Stiar duhej te kuptohej edhe enigma qe shkruante Enveri per portokallet e Hrushovit.
Ne 2009 ne Universitetin e Rode Island ne Amerike, kete histori ja tregova djalit te Nikita Hrushovit, Prof Sergei Hrushov. Duke qeshur ai me tha se babai kishte treguar nje vemendja te vecante per portokallet e Shqiperise pasi mendonte se Shqiperia mund te furnizonte Kampin Socialist me portokallet e saja dhe jo se donte te linte Shqiperine pa buke. Sa keq me tha ai qe portokallja nuk qenka do ishte nje atraksion i madhe per ate zone. (Per ironi te fatit sot qe shkruaj keto rreshat zona nga Delvina ne Konispol po ndjek pikerisht keshillen e Hrushovit duke mbjelle vetem portokalle)
Nejse e gjitha kjo histori mu kujtua tek sa kundroja punimet e shetitores se re ne Sarande, mes nje shiu qe nuk pushonte. Nuk po flas as per formen dhe as per detaje te tjera pasi Saranda e kafshuar keq keto 20 vjet e kishte te nevojshme nje nderhyrje te tilla. Por me shume doja te sillja nje ceshtje shume rendesishme ne te tilla nderhyrje. Memorien Historike.
Si Liman i vjeter Saranda ka nje histori te lashte sa vete jeta. Per fat te keq te gjitha keto gjurme u shuan qe kur shqiptaret bene shtetin e tyre. Sic duke as kultura e banoreve dhe as shteti i shqiptareve nuk pati asnje interes per ta ruajtur kete trashegimi. E ne se gjurmet e gureve u bene pallate, te pakten ka nje mundesi per te ruajtur memorien historike. Si do thote kush?
Po ja tek Limani i vjeter ku ende per fat ndodhet godina e ish Doganes kane zbritur me dhjetra personazhe historike. Shkallet e Limanit nuk jane me. Tek godina e Doganes punoi dhe jetoi Naim Frasheri i cili ka hypur me qindra here ne keto shkalle. Imagjinoni nje nishan historik ku pushuesit ndalojne dhe lexojne per nje prej poeteve tane kombetare. ( imagjinoni ne nje vend tjeter se si do ta kishin bere ata kete shenje kombetare) Imagjinoni nje nishan tjeter me foto nga vizita e Kontit Ciano, Minister i Jashtem i Italise Musoliane, nje prej figurave historike me te rendesishme te periudhes fashiste. Tek shkallet e Limanit, Ciano dhe gjysma e qeverise italiane zbriten nga jahti qeveritar. Po aty ne ato shkalle u dorezuar komandanti gjerman i forcave te Korfuzit ne 1944. Pak me tutje ndodhi nje prej ngjarjeve me te rendesishme te pas Luftes. Luftanijet britanike rane ne mina dhe ku prej filloi beteja e madhe ligjore e njehur ne histori si Incidenti i Kanalit te Korfuzit. Implikimet e kesaj ngjarje qe ndodhi ne Sarande ishin kaq te medha sa per here te pare Bashkimi Sovjetik vendosi veton ne Keshillin e Sigurimit ne favor te Shqiperise se vogel. Ende sot ky konflik juridik studiohet ne te gjitha universitete e rendesishme te se drejtes nderkombetare. Ja pra edhe nje nishan tjeter per kete ngjarje historike.
Po tek keto shkalle ne 1959 zbriti Nikita Hrushov njeriu me i fuqishem i planetit bashke me gjysmen e Qeverise Sovjetike. Njeriu qe trashegoi pushtetin e Stalinit, qe perplaste kepucen ne OKB apo qe mbante doren ne armen atomike zbriti pikerisht ne keto shkalle. Ja edhe nje tjeter nishan historik ku vizitoret qe do shkojne tutje tehu mund te lexonin per kete vizite te vecante ne kete Liman te vogel. Te gjitha keto jane jo vetem te nje rendesie te jashtezakonshme per memorien historike por edhe nje magnet per turizmin. Po kush do i beje te gjitha keto do pyesi dikush? Po pra po kush do ti beje te gjitha keto eshte dilema se ne i kemi te gjitha keto hallatet qeveritare, edhe Ministri Turizmi, edhe MInistri Kulture e me the e te thashe. Por me sa duket trashegimise dhe memories sone historike keta “te besuar” i hedhin naten shurre Pele per te qene ne rregull edhe me Partine edhe me historine. Shqiperi 2021..
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
13/02/2117:33
Suvenire nga Saranda
13/02/2117:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
13/02/2117:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
13/02/2117:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
13/02/2117:33