Policisë i del përpara parcela me 244 bimë, procedohet roja i pyjeve dhe kryeplaku

04/10/2315:33

Shperndaje:

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Shënvasil, Lukovë, në një sipërfaqe toke, kanë gjetur të kultivuara 244 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 21 vjeç, me detyrë detyrë punonjës i shërbimit pyjor dhe i kullotave, bashkia Himarë, dhe K. V., 63 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Shënvasil, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.