Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar

06/02/2612:28

Shperndaje:

Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar 

Policia e Shtetit ka dhënë informacion të ri lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në zonën e Vrinës, në Konispol, ku u konstatuan lëndë shpërthyese të vendosura në një automjet.

 

Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli

 

Sipas të dhënave zyrtare, mjeti i përkiste shtetasit Mirash Gjikola, 57 vjeç, i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Burime policore bëjnë me dije se ai ishte larguar prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në fshatin Shëndëlli, në afërsi të Konispolit.

 

Lënda eksplozive ishte vendosur në automjet dhe dyshohet se synonte shpërthimin gjatë lëvizjes. Situata u neutralizua në kohë, pasi drejtuesi i mjetit vuri re diçka të dyshimtë dhe njoftoi menjëherë strukturat e policisë. Menjëherë në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policore, specialistë të krimeve të rënda dhe njësia anti-eksploziv e RENEA-s, e cila realizoi çaktivizimin e kontrolluar të lëndës shpërthyese.

 

Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i dyshuar si i përfshirë në vendosjen e eksplozivit. Grupi hetimor po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, motivet dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë lidhje me rastin.

 

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me hakmarrje apo konflikte të mëparshme, duke pasur parasysh të kaluarën e 57-vjeçarit. Ndërkohë, masat e sigurisë në zonë janë forcuar dhe hetimet vijojnë.

 

Ngjarje e mëparshme – viti 2012

 

Emri i Mirash Gjikolës lidhet edhe me një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2012 në Lezhë. Në atë kohë, një shtetas 40-vjeçar, Dedë Kovaçi, mbeti i plagosur me armë zjarri në fshatin Spitën. Sipas policisë, ai u qëllua me dy plumba pistolete brenda një lokali nga bashkëfshatari i tij, Mirash Gjikola, i cili më pas u largua në drejtim të malit për t’iu shmangur arrestimit.

 

Uniformat blu deklaruan atëherë se shkak i ngjarjes dyshohej të ishte një konflikt për pronën mes autorit dhe të plagosurit, ku debati kishte degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Pas identifikimit të autorit, policia kishte nisur ndjekjen dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Hetimet për ngjarjen e fundit në Konispol vijojnë, ndërsa policia pritet të japë informacione të tjera në orët në vijim.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar
Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar
Parandalohet shpërthimi i një automjeti, shoferi pikas eksplozivin gjatë lëvizjes
Reagon ministrja: lajmet për monopatinat janë të pavërteta, nuk kemi marrë vendim akoma

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.