Policia publikon VIDEO: Gjobë një lokali në Ksamil për muzikë tej nivelit të lejuar

05/06/259:42

Shperndaje:

Policia intensifikon kontrollet për ndotjen akustike – Procedohet penalisht një 33-vjeçar në Ksamil

 

Në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me fokus të veçantë në parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike dhe shkeljeve të tjera që cenojnë qetësinë publike.

 

Gjobë një lokali në Ksamil për muzikë tej nivelit të lejuar

 

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në një lokal në Ksamil, u konstatua se niveli i muzikës tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj, duke prishur qetësinë publike. Për pasojë, ndaj subjektit, me pronar shtetasin A. M., 33 vjeç, u mor masa administrative konform legjislacionit në fuqi.

 

 

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se 33-vjeçari kishte punësuar disa persona pa i deklaruar në organet përkatëse, si dhe ushtronte aktivitetin pa lëshuar fatura tatimore. Për këto shkelje, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku ndaj shtetasit A. M. nisi procedimi penal.

 

Policia apelon për të gjithë subjektet tregtare, persona fizikë apo juridikë, që të respektojnë orarin dhe nivelin e lejuar të muzikës, si dhe të përmbushin detyrimet ligjore në lidhje me regjistrimin e punonjësve dhe zbatimin e rregullave fiskale.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë garanton angazhimin maksimal për një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur
Fisnik Selmani rrëfen vitet e punës mësues në Stjar, Delvinë – VIDEO
Bilal Xhaferi – 90 vjet nga lindja e poetit të Çamërisë
Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Triumf Historik në Romë – Akademia e Brazilian Jiu-Jitsu Sarandë shpallet 5 herë Kampione Europe në No-Gi 2025
Bashkia thotë se në Sarandë ka 69 vendparkime biznesesh, reagon Ilirjan Gërdhuqi – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.