Policia organizon tjetër goditje nga familjes Balili

19/12/177:54

Shperndaje:


Në një kohë kur gjykata ka vendosur të sekuestrojë 39 pasuri, ku mes tyre janë 3 trualle me sipërfaqe të përgjithshme 185.665 m2, kompleksin “Santa Quaranta” dhe plot 35 apartamente që janë të rregjisruar në emër të Bashkim Balilit dhe familjarëve të Kelmend Balilit, policia e Shtetit ka urdhëruar heqjen e tre liçencave të policive private që administrojnë Balilët.

Një komision pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ka marrë në shqyrtim tre liçensat 1.3 A dhe 1.3 B të kompanisë “Balili-Co” dhe liçencën e “SB-Security”, ku ka vendosur që të treja të hiqen. Shkak i kësaj është bërë një hetim i nisur nga prokuroria dhe policia e shtetit e cila ka pasur në sitë të gjitha pasuritë e vllezërve Balili, përfshirë këtu dhe të kërkuarin Kelmend Balilin.

Një burim pranë Policisë së Shtetit i tha “Shqiptarja.com” se vendimi për heqjen e liçencave është marrë nga Departamenti për Sigurinë Publike pranë këtij institucioni. Mësohet se kompania “Balili&Co” administrohet nga vëllai i Kelmendit, Bashkim Balili, ndërsa kompania tjetër “SB-Security” administrohet nga vllai tjetër Selim Balili.

Licencat u firmosën nga Haki Çako
Një burim pranë policisë së Shtetit i tha “Shqiptarja.com” se më 31 maj të vitit 2012 ai ka marrë licencën për shoqërinë e ruajtjes fizike “Balili KO” dhe licenca mban emrin dhe firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili më 23 dhjetor të vitit 2015 e ka firmosur licencën për kompaninë e vëllait të Kelment Balilit, ndërsa më datë 17 dhjetor 2017 ka urdhëruar heqjen e kësaj license.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Marin Grill & Ushqim Tradicional në Sarandë kërkon staf për sezonin
AUGUSTO Coffee & Ëmbëltore kërkon Shitëse në banak, Pjekës/e në kuzhinë dhe Sanitare
Hotel Myrtaj në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Igli Gjoca humb jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit nga rryma elektrike
Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë
Hotel Diamond në qendër të Sarandës kërkon të punësojë staf për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.