Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës

05/12/2515:08

Shperndaje:

Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës

 

Policia Bashkiake Sarandë ka nisur një aksion intensiv gjatë 24 orëve të fundit për lirimin e hapësirave publike në shëtitoren dhe rrugët kryesore të qytetit.
Gjatë kontrolleve, janë konstatuar mjete të ndryshme, kryesisht kone, rraqe dhe sende të vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat zinin hapësira publike me qëllim përfitimi.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, grupet operacionale të Policisë Bashkiake kanë ndërhyrë menjëherë duke çmontuar dhe hequr çdo objekt të vendosur pa leje, duke garantuar kështu lirimin e trotuareve dhe hapësirave të destinuara për këmbësorët dhe për parkimin e mjeteve.

 

“Janë çmontuar dhe hequr gjithë sendet e paligjshme të vendosura me qëllim përfitimi. Si pasojë, është liruar çdo hapësirë publike që shërben për kalimin e këmbësorëve apo parkimin e mjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake.

 

👮‍♂️ Thirrje ndaj bizneseve private

Policia Bashkiake u bën thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në Sarandë se çdo zënie e hapësirës publike lejohet vetëm nëpërmjet lejes së lëshuar nga Bashkia, konform rregullores së miratuar nga Këshilli Bashkiak Sarandë.

 

Aksioni pritet të vijojë edhe ditët në vijim, me qëllim vendosjen e rendit dhe respektimin e hapësirave publike në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.