Policia: Arrestuam një person që kishte 4 vjet në kërkim pas një megaoperacioni tjetër

Komisariati i Policisë Sarandë: Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar antidrogë të koduar “Brezi i Gjelbër”.

Megaoperacioni, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Policia e Greqisë, në vitin 2019, goditi një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Komisariati i Policisë Sarandë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës gjurmuese dhe operacionale, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve policore të zhvilluara më parë, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Aleks Likaj 36 vjeç, banues në Sarandë.

Në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë