Policia: Arrestuam një person në Ksamil, kryente punime pa leje

11/07/219:14

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit R. B, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.



Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti pret Bylis B në Sarandë, duel mes dy skuadrave që e nisën sezonin me fitore
Vrau ish-partneren 25-vjeçare dhe plagosi veten për të sajuar një sulm
Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë
Hotel TOER në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist Turni i Tretë
Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.