Policia arreston 3 persona, akuzohen për vjedhje. Kapen armë, silenciatorë dhe sende të tjera – VIDEO

22/09/2514:05

Shperndaje:

Policia arreston 3 persona, akuzohen për vjedhje. Kapen armë, silenciatorë dhe sende të tjera

 

Policia e Shtetit njofton se është finalizuar operacioni policor i koduar “Break in”, duke zbardhur 4 raste vjedhjesh në banesa në fshatrat e Himarës.
Si rezultat i hetimeve, u arrestuan në flagrancë:

 

Policia arreston 3 persona, akuzohen për vjedhje. Kapen armë, silenciatorë dhe sende të tjera

 

• E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë;
• D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë;
• K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.
Këta shtetas dyshohet se gjatë muajve të fundit kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë në banesa në Pilur, Piqeras dhe Borsh. Konkretisht, më datat 15.08.2025, 27.08.2025, 19.09.2025 dhe 20.09.2025, janë raportuar vjedhje ku janë marrë mbi 1.7 milionë lekë dhe vegla pune.

 

 

Gjatë kontrolleve në banesën e njërit prej të arrestuarve u sekuestruan: një armë zjarri kallashnikov me 3 silenciatorë, municion luftarak, celularë, veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve dhe një automjet i përdorur për kryerjen e tyre.

 

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 18-vjeçare nga Saranda, për moskallëzim krimi.
Policia bën me dije se vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të ngjashme, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Moskallëzim krimi”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.