Po vjen taksa e re: 20-50 euro për krevat në apartamentet me qira
Po vjen taksa e re: 20-50 euro për krevat në apartamentet me qira.
Qeveria pritet të rikthejë taksën e sheshtë, e cila do të aplikohet vetëm në sektorin e turizmit. Sipas strategjisë së re, deri në vitin 2030, të gjitha strukturat akomoduese sezonale do të paguajnë 20 euro në vit për çdo krevat të shfrytëzuar për turizëm. Kjo masë synon të formalizojë strukturat që operojnë sezonalisht, por që deri tani nuk kanë paguar taksa.
Taksa e re fillestare prej 20 eurosh për krevat do të rritet në 50 euro në fazat e mëvonshme. Për më tepër, operatorët e këtyre strukturave me qira afatshkurtër, të cilët shpesh nuk deklarojnë të ardhurat, do të jenë nën monitorimin e një task-forcë për frenimin e ekonomisë informale.
Sipas Ministrisë së Turizmit, në vitin 2023 janë identifikuar mbi 18,200 njësi me qira afatshkurtër – një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2022. Vetëm nga kjo taksë e sheshtë, qeveria synon të mbledhë 14.4 milionë euro deri në 2030.
Gjithashtu, të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotele pritet të trefishohen, duke arritur në 70.5 milionë euro në vitin 2030. Në total, nga masat e reja fiskale dhe formalizimi i sektorit, synohet të sigurohen deri në 85 milionë euro në vit. Po ashtu, do të krijohet një platformë për regjistrimin e turistëve dhe netëve të qëndrimit në kohë reale, duke synuar rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në 6.6 miliardë euro në vitin 2030.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
15/10/2420:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
15/10/2420:31
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
15/10/2420:31
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
15/10/2420:31
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/10/2420:31