Po filmonte te porta e shembur e Kakomesë, dhunohet 46-vjeçari

Po filmonte te porta e shembur e Kakomesë, dhunohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është dhunuar nga disa persona te porta e shembur e Kakomesë, ndërsa sipas dëshmisë së tij ishte duke filmuar me telefon në zonë.

Gentian Papagjika ka deklaruar se disa të rinj, të cilët po lëviznin me automjet në drejtim të plazhit të Kakomesë, kanë ndaluar pranë tij dhe i kanë kërkuar shpjegime se përse po filmonte.

 

Po filmonte te porta e shembur e Kakomesë, dhunohet 46-vjeçari Një 46-vjeçar është dhunuar nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, ndërsa sipas dëshmisë së tij ishte duke filmuar me telefon në zonë.

 

“Pse filmon?”, mësohet t’i kenë thënë 46-vjeçarit, ndërsa sipas dëshmisë së tij më pas kanë nisur fyerjet dhe kërcënimet. Situata është përshkallëzuar në përplasje fizike, gjatë së cilës Papagjika ka pësuar dëmtime dhe fraktura në trup.

 

Pas ngjarjes, ai është dërguar fillimisht në Sarandë për ndihmë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të pësuara, më pas është transportuar drejt Janinës, ku po merr trajtim më të specializuar.

 

Gentian Papagjika njihet edhe si një prej personave që ka qenë aktiv gjatë protestave të zhvilluara lidhur me shembjen e portës së Kakomesë.

 

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Policisë. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.