Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese

07/07/259:24

Shperndaje:

Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese

 

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin e Sarandës është paraqitur i plagosur në pjesën e pasme shtetasi Saimir Haxhi, 44 vjeç, banues në fshatin Markat, Bashkia Konispol.

 

Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Markat. Saimir Haxhi 44 vjeç banor i fshatit Markat, bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri, çifte, dhe është plagosur në pjesën e pasme. Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar për të vjedhur në ndonjë shtëpi në fshat dhe atje mund ta kenë goditur me armë, çifte. 44 vjeçari Saimir Haxhi është person me preçedentë penalë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës. Rreth orës 2 të natës u soll në spitalin e sarandës dhe pas ndihmës së parë këtu. për mjekim të specializuar u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës. Policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, ai është transferuar për në spitalin e Vlorës për ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas deklarimeve të tij, plagosja ka ndodhur aksidentalisht nga një gjuetar i paidentifikuar, në zonën ndërmjet fshatrave Shalës dhe Vagalat.

 

Megjithatë, burime zyrtare bëjnë me dije se policia ka dyshime mbi versionin e paraqitur nga 44-vjeçari dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

Grupi hetimor po punon për të identifikuar autorin e mundshëm të plagosjes, si dhe për të verifikuar nëse në ngjarje janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Zona ku pretendohet se ka ndodhur incidenti po kontrollohet nga shërbimet e policisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U shkarkua nga prefekt pas 9 muajsh, Nesturi: Faleminderit kryeministrit Rama dhe bashkëpunëtorëve
“Prokurori i rremë” i arrestuar sot në Sarandë ka bërë 2 herë burg me emrin e vëllait
“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat
Prezantohej si “Prokuror i SPAK-ut”, mashtronte qytetarët duke i futur në punë – VIDEO
Pani i Butrintit – Historia e një zbulimi të jashtëzakonshëm në Malin e Milesë
Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut Vlorë, shkarkohet Plator Nesturi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.