Piluri dhe pilurjotet gjate viteve te diktatures komuniste

08/10/1823:51

Shperndaje:


Pavaresisht se Piluri ne Luften NA-CL u reshtua ne krah te partizaneve dhe komunistave, keta me marjen e pushtetit nuk e perligjen dhe nuk e trajtuan Pilurin si te gjithe fshatrat e tjere qe ndoshta nuk bene te njejten gje. Per analizen time me rezulton si me poshte. Per kete ceshtje nuk eshte folur, prandaj une me kurajo do te paraqes para jush disa prova e fakte te cilat mund ti lexoje dhe te nxjeri konkluzione cilido. Por te rinjte duhet ti dine keto fakte e prova e te nxjerrin perfundimin e tyre.

  1. Dihet se Piluri, pavaresisht se kishte miqesira me shume eksponente te Ballit, nuk pranoi te lidhej me ta, per faktin sepse lidhjet me komunistet ishin bere me perpara dhe ishin me konkrete. Pilurjotet e mbajten fshatin te bashkuar dhe nuk lejuan nje percarje te unitetit, duke eleminuar luften brenda vellazerise, fenomen qe ndodhi ne disa fshatra te tjere.
    Por duhet thene qe ne Kuc eshte pushkatuar nje pilurjot nga forcat partizane, biles nga vete Memo Meto, gjoja se u sherbente ballistave si bashkepuntor I tyre. Eshte pushkatuar pa gjyq ushtarak duke shkelur ligjet e luftes. Ky eshte Pilo Lapa, gjyshi I Llambro Lapes. Per kete njeri nuk eshte folur fare dhe nuk eshte klasifikuar statusi I kesaj vrasje. Mendoj se eshte politik, ndryshe nuk duhej te ishte pushkatuar.
  2. Pushkatimi i Spiro Zenos ne Sarande eshte akti me I plote dhe I paster I komunisteve ndaj pilurjoteve. Ai asnjehere nuk kishte ngritur arme kundra komunisteve, por sherbente si usharak ne qeverine funksionale te kohes. Nuk ishte ingranuar me asnje force politike, pra themi qe ishte oficeri I pare pilurjot qe pati kete fat. Eshte klasifikuar si armik I pushtetit popullor.
  3. Mos vleresimi ne permasat e duhura I z.Nasho Bala, pionierit pilurjot, qe pati nje aktivitet te madh dhe konkret e rezultativ ne interes te komunisteve dhe luftes, si ne Pilur edhe me tej. Ai u be bashkepuntor I shume drejtuesve te luftes dhe nje njeri plot ideal e trimeri dhe u qendroi ne mbeshtetje me te gjithe fshataret e tij. Nje agjitator I nates dhe I dites ne dispozicion te shtabeve dhe komandave qe ngriten komunistat ne krahinen e Bregut dhe Kurveleshit. I nderpritet kariera politike dhe transferohet ne Lac, duke u haruar pergjithemone. Kjo qe nje prove per pilurjotet pa klan e lob, e cila u ndoq me von me shume veprime te tjera goditese.
  4. Te tre familjet e deshmoreve te fshatit Pilur nuk paten vleresimin e duhur, nuk u ndihmuan te afermit e tyre as ne shkollim dhe as bene kariere politike. Biles asnje rruge apo shkolle nuk mbajti minimalisht emrin ne kujtim te tyre. Shume e rende!
  5. Qendrimi I pabesise ne shtabin partizan te Lepenices, nen drejtimin e Shefqet Pecit, Hysni Kapos e te tjere, si dhe dhenia e urdherit per arestimin e vellezerve Polo dhe Savo Prifti, detyroi qe keta te gjenin shpetim nepermjet aratisjes se tyre ne shtetin Grek. Por te mos harojme qe Savo Prifti, ishte bashkepuntor besnik I tyre, qe dha nje kontribut te madh ne ndihme te levizjes se luftes. Ai ishte I zgjedhur ne kshillin Antifashist te fshatit dhe kishte reputacion ne gjithe krahinen e Bregut dhe te Laberise. Nje mbeshtetes I fuqishem I shokut te tij te luftes, Milo Merkuri.
  6. Denimi I Kole Merkurit, te parit burre pilurjot qe doli hapur kundra pushtetit qe po instalonin komunistet ne Shqiperi, i cili beri thyrje per vote kunder ne votimet e para te 1946.
    Ai nuk u kthye I gjalle nga denimi dhe internimi komunist duke vdekur ne Kruje rreth 1949. Kole Merkuri, nje mik I madh I Avni Rustemit, qe e sponsorizoi dhe e mbeshteti me gjithshka, duke e shoqeruar edhe ne Paris per te bere atentatin ndaj Esat Toptanit, pati kete perfundim.
  7. Gjate gjithe viteve te diktatures komuniste jane denuar me burgje politik e internime keto persona e familje pilurjote:
    –Savo Prifti, pas aratisjes –armik I popullit.
    –Polo Prifti, pas aratisjes, armik I popullit
    –Neco prifti, I denuar politik.
    –Nako Prifti, pas aratisjes, armik I popullit.
    –Petro Prifti, denuar me burg politike.
    –Sofi Prifti, denuar me burg politike
    –Janulla Prifti, denuar me burg politike
    –Kani Prifti, denuar me burg politike.
    –Milo Prifti, denuar me burg politike
    –Mico Prifti, arestohet dhe denohet si armik I populli, vdes ne burg.
    –Nje djale i Mico Priftit (te me falni per emrin), vdes ne moshen 12 vjec ne internim.
    –Leonidha Prifti,aratiset,pas 1946,ne Greqi.
    –Vaso Prifti, aratiset ne Greqi rreth vitit 1968.
    *Duhet thene qe familjet qe lane ne Pilur, u internuan dhe u persekutuan ne disa kampe internimi. Pilurjote e dine mire persekutimin komunist mbi njerezit e ketij fisi.
  8. Nje goditje e rende eshte bere edhe ndaj fisit Lapaj.
    Jane denuar me burg per politike, tentim aratisje apo agjitacion e propaganda keta persona:
    –Jorgo Lapa,denuar me burg politik.
    –Pano Lapa, denuar me burg politik.
    –Manol Lapa, denuar me burg politik.
    –Mico Lapa, denuar me burg politik.
    –Sokrat Lapa, denuar me burg politik.
    –Ristan Lapa, denuar me burg politik.
    –Timo Lapa, denuar me burg politik.
  9. Kane bere burg politik edhe personat e meposhtem.
    –Aleko Bala, burg politik.
    –Dhime Boci, burg politik.
    –Qesko Boci, burg politik.
    –Ana Bala, burg politik dhe internim.
    –Minello Bala, burg politik.
    –LLamro Nesturi, burg politik.
    –Milo Thanasi, burg politik.
    –Kico Kolagji, burg politik.
    –Andre Cipa, burg politik.
  10. Pas vendosjes se pushtetit popullor pati aratisje te pilurjoteve ne Greqi. Eshte per te permendur vellezerit Gerdhuqi, te cilet iken me gjithe bageti nepermjet kufirit tokesor rreth 1946. Njerezit e tyre ne Pilur, dihet qe I jane nenshtruar persekutimit komunist. Do t’ju lutem qe t’t plotesoni emrat e tyre.
    Ata jane:
    Labo Gerdhuqi, Dhima Gerdhuqi, …dhe te tjere…
  11. Kane vdekur ne burgjet komunist ne rrethana te pa sqaruara mire, keta persona:
    –Polo Koka, ne burgun e Burelit.
    –Polo Cipa, ne burgun e Borshit.
    –Gjike Cevo Qurku, ne burgun e Beratit.
    –Mico Prifti, ne Vlore.
  12. Sic thame me lart, pas 1946, ka patur dhe keto aratisje te tjera:
    –Niqi Tata(Merkuri)
    –Kristo Cane
    –Kozma Cane
    –Koco Qurku
    –Garito Lapa
    –Vasil Nesturi
    –Koco Merkuri
  13. Arestohet, torturohet ne hetusi, denohet e me pas nxiret nga burgu si I pafajshem, Aristidh Gjicali, qe duhet thene se ne hapat e pare te vendosjes se diktatures komuniste, ka qene kundershtar I tyre.
  14. Pilurjotet kane reagur edhe ndaj reformave te shterngimit ekonomik. U preken shume, por me kryesoret jane dy, Dhime Bala dhe Nane Cipa. Ketyre u eshte sekuestruar nje sasi e konsiderueshme malli.
  15. Shume pilurjote jane perjashtuar nga partia e punes dhe ndaj shume te tjereve jane mbajtur qendrime te repta.

Pilurjotet jane e kane qene nje popull rebel ndaj padrejtesive, por kane qene pa perkrahje pasi keshtu I ka ardhur historia. Ata kane qendruar dhe kane bere histori ndaj armiqve te tyre.
Per kete te gjithe te jemi krenare!

Duke e mbyllur, ju kerkoj ndjese per ndonje pasaktesi dhe pres sugjerimet e plotesimet juaja.

 

Qesko Cakalli                                                                                                  Tetor, 2018


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Edhe rruga pas Maternitetit deri te kryqëzimi me Onhezmi do të shtrohet me mozaik
Avokati denoncon shefin e IMT Sarandë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar – VIDEO
Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.