
Përkeqësohet situata/ 36 raste të reja me koronavirus, ministria shpjegon arsyet
Situata e Covid 19 në vendin tonë është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës. Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë shkakun e gjen të grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave
“Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës” tha Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.
Bino kishte një apel për qytetarët që “Të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam” tha ajo.
Por ku janë shënuar rastet e reja? Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim” tha ISHP.
Edhe numri i të shtruarve në spitalin Infektiv është rritur. “41 pacientë janë të shtruar prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. “Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht.
Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital. Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund”.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
09/06/209:19

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
09/06/209:19

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
09/06/209:19

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
09/06/209:19

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
09/06/209:19
