Përgjimet për drogë në Sarandë çojnë në ndalimin e oficerit të policisë nga AMP

Përgjimet për drogë në Sarandë çojnë në ndalimin e oficerit të policisë për korrupsion pasiv. Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari korruptive gjatë hetimit të një çështjeje për narkotikë.

 

 

Sipas komunikatës së Prokurorisë Sarandë, bëhet fjalë për shtetasin Edmond Ruçi, oficer në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit rëndon dyshimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

 

Ndalimi i tij erdhi në vijim të hetimeve për procedimin penal nr. 305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z.

 

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi A.Z., shërbimet policore gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Dy të dyshuarit u arrestuan në flagrancë, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë ende.

 

Prokuroria e Sarandës njofton se gjatë hetimit të çështjes kanë lindur dyshime për përfshirje në veprime të kundërligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore që po ndiqte rastin. Pas kryerjes së veprimeve hetimore nga prokurori i gatshëm, janë siguruar të dhëna që implikojnë Edmond Ruçin në veprime të dyshuara korruptive.

 

Për këtë arsye, Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndalimi është ekzekutuar nga shërbimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë
Kryepeshkopi Joan mesazh: Shqipëria është e të gjithëve, duhen vendime të urta dhe të pjekura
Lexoni më shumë
KMSH thirrje institucioneve: Merrni seriozisht kërkesat e qytetarëve, shmangni dhunën
Lexoni më shumë
Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.