Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS 70%, PD 12%, Shqipëria Bëhet 8,6 %

18/05/2513:36

Shperndaje:

Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS thellon epërsinë, por pa ndikim në ndarjen e mandateve

 

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë, dhe sipas rezultateve zyrtare, Partia Socialiste ka marrë mbështetjen më të madhe me 70% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 12% dhe koalicioni “Shqipëria Bëhet” me 8.6%.

 

Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS 70%, PD 12%, Shqipëria Bëhet 8,6 %

 

Megjithatë, votat e diasporës nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve për këtë qark, ku mbeten të pandryshuara: 9 mandate për Partinë Socialiste dhe 3 mandate për Partinë Demokratike.

 

Burime të Saranda Web nga brenda procesit të vëzhgimit të votave për kandidatët në listat e hapura të PS-së bëjnë me dije se nuk ka pasur ndryshime as në renditjen e kandidatëve që do të marrin mandatin, çka do të thotë se emrat që ishin konfirmuar pas numërimit të votave brenda territorit, mbeten po të njëjtët edhe pas përfshirjes së votave nga jashtë vendit.

 

Nga numërimi i votave të diasporës Shqipëria Bëhet priste të merrte mandatin e fituar nga PS,  por nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndikuar në përfitimin e këtij mandati.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.