Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh

12/03/2622:45

Shperndaje:

Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh

 

Vetëm pak orë pas publikimit të shqetësimit të banorëve të Berdeneshit në Saranda Web, duket se institucionet janë vënë në lëvizje dhe problemi i furnizimit me ujë është zgjidhur.

 

Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh

 

Banorët e zonës kanë kontaktuar sërish redaksinë për të bërë të ditur se ndërhyrja është kryer menjëherë gjatë ditës së sotme. Sipas tyre, pas rreth 20 ditësh pa ujë të pijshëm, në zonë ka mbërritur një eskavator dhe defekti në tubacion është riparuar brenda një kohe shumë të shkurtër.

 

Një prej mesazheve të ardhura nga banorët tregon qartë se sa e vogël ka qenë ndërhyrja e nevojshme për të rikthyer furnizimin me ujë për qindra familje.

 

“Pas publikimit tuaj sot, pas 20 ditësh erdhi eskavatori dhe për rreth dy apo tre orë u rregullua defekti. Nga ora 14:00 e pasdites uji erdhi përsëri në shtëpitë tona. Kaq i madh ishte problemi: vetëm dy orë punë dhe lanë pa ujë rreth 400 familje. Ju falënderoj pa masë që bëheni zëri ynë.”

 

Ky reagim i banorëve tregon edhe një herë rolin që media mund të luajë në ngritjen e problemeve të komunitetit dhe në nxitjen e reagimit të institucioneve. Në këtë rast, një problem që kishte mbetur i pazgjidhur për javë të tëra u rregullua brenda pak orësh pas publikimit të tij.

 

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse furnizimi me ujë në zonën e Berdeneshit do të jetë i qëndrueshëm në vazhdim, pasi sipas banorëve kjo është një problematikë që vazhdon prej më shumë se dy dekadash dhe shpesh rikthehet në mënyrë periodike. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.