Pas publikimit në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime i futen punës

12/06/2518:32

Shperndaje:

Pas publikimit në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Sarandë i futen punës

Ndërhyrja pas denoncimit në Saranda Web – U zgjidh problemi i rrjedhjes së ujit në tregun e rrobave

 

Pas publikimit në Saranda Web, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime i futen punës

 

Pas publikimit të problematikës nga Shoqata Mjedisore Saranda, përmes z. Sofokli Thoma, punonjësit e ujësjellësit kanë ndërhyrë duke rikthyer situatën në normalitet.

 

Në një video të dërguar pak ditë më parë në Saranda Web, Thoma tregonte rrjedhjen e vazhdueshme të ujit pranë tregut të rrobave në Sarandë, duke theksuar:

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

 

“Kjo është një pamje nga zona në mes të tregut të rrobave. Situata është bërë e ditur si kryetarit të bashkisë, ashtu edhe drejtorit të ujësjellësit. Këtu shpërdorohet një sasi uji aq e madhe, sa do të mjaftonte për furnizimin e dy pallateve.”

 

Pas reagimit publik, ndërhyrja e shpejtë e strukturave përgjegjëse ka bërë që problemi të zgjidhet. Në një reagim të dytë, z. Thoma shkruan për Saranda Web:

 

“Përshëndetje Saranda Web. Për dijeni të kryetarit të bashkisë dhe drejtorit të ujësjellësit: Ne si shoqatë kemi ngritur disa shqetësime, si për kanalin e ujërave të zeza në lagjen nr. 2, rrjedhjet e ujit po në këtë lagje, si dhe derdhjen e ujit tek tregu i rrobave. Me kënaqësi konstatojmë se problemet janë zgjidhur dhe për këtë ju falënderojmë.”

 

 

Saranda Web përshëndet ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave të denoncuara publikisht dhe inkurajon qytetarët të vijojnë të raportojnë raste që prekin jetën e përditshme të komunitetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B
Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium
JEPET ME QIRA MAGAZINË TE URA E GAJDARIT NË SARANDË
Spiro Thomari promovon romanin “Shkrirja e ajsbergut të jetës” – VIDEO
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.