Pas publikimit në Saranda Web ndizen sërish dritat në kryqëzimin për në Karahaxh

19/01/2618:57

Shperndaje:

Pas publikimit në Saranda Web ndizen sërish dritat në kryqëzimin për në Karahaxh

 

Pas publikimit mbrëmjen e djeshme në Saranda Web të shqetësimit të përsëritur të banorëve për mungesën e ndriçimit në kryqëzimin e rrugës për në Karahaxh, përgjatë aksit SarandëDelvinë, sot ndriçimi është ndezur sërish.

 

 

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas artikullit, ku u denoncua fakti se ndriçimi, megjithëse i instaluar prej rreth një viti, ishte ndezur pas publikimit të datës 5 janar vetëm për dy netë dhe më pas ishte fikur përsëri, duke e lënë kryqëzimin në errësirë të plotë për javë të tëra.

 

Sipas banorëve të zonës, ky është një kryqëzim me qarkullim të përditshëm, ku mungesa e ndriçimit gjatë natës përbën rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Errësira e plotë e bënte të vështirë orientimin dhe shtonte ndjeshëm mundësinë e aksidenteve.

 

Ndezja e dritave pas publikimeve të Saranda Web tregon edhe një herë rolin e medias në nxjerrjen në pah të problematikave qytetare, por njëkohësisht ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si menaxhohet ky shërbim publik.

 

Saranda Web apelon ndaj personave dhe institucioneve përgjegjëse që t’i japin fund këtyre veprimeve të papërgjegjshme, ku ndriçimi ndizet dhe fiket në mënyrë të pashpjegueshme. Siguria rrugore nuk mund të trajtohet si reagim i përkohshëm pas denoncimeve mediatike, pasi këto veprime po vënë realisht në rrezik jetë njerëzore.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.