Pas muajsh izolimi – banorët hapin rrugën drejt Parkut Arkeologjik në Finiq

Hapet rruga drejt Parkut Arkeologjik në Finiq, pas muajsh izolimi – banorët ndërhyjnë vetë
Pas disa muajsh izolimi të plotë, është bërë më në fund e mundur hapja e rrugës që të çon drejt Parku Arkeologjik i Finiqit, një nga destinacionet më të rëndësishme historike në jug të vendit.

 

Hapet rruga drejt Parkut Arkeologjik në Finiq, pas muajsh izolimi

 

.

Rruga ishte bllokuar që prej reshjeve intensive të muajit nëntor, të cilat shkaktuan rrëshqitje masive dheu në dhjetëra metra gjatësi, duke e bërë të pakalueshme për automjetet dhe duke izoluar zonën për vizitorët dhe banorët.

.

Megjithëse Bashkia Finiq kishte kërkuar mbështetje nga institucionet përgjegjëse, përfshirë strukturat e mbrojtjes civile, Ministria e Kulturës që administron parkun, si dhe Prefektura Vlorë, nuk pati asnjë reagim konkret për ndërhyrje në terren. Kjo në një kohë kur bashkia ishte përballur paralelisht me probleme të ngjashme në shumë rrugë të fshatrave malorë të territorit të saj.

.

Për muaj të tërë, vizitorët që dëshironin të shihnin nga afër vlerat historike të Finiqit detyroheshin të ecnin në këmbë përmes monopateve, duke sfiduar terrenin e vështirë dhe mungesën e aksesit.

.

Zgjidhja erdhi vetëm falë ndërhyrjes së vetë banorëve të fshatit Finiq, të cilët, me mjetet dhe mundësitë e tyre, morën situatën në dorë dhe realizuan hapjen e rrugës, duke rikthyer kështu aksesin drejt parkut. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.