Pas denoncimit të Limos dhe Adriana Dizdari se janë kërcënuar, reagon Kristo Panajoti

24/05/217:34

Shperndaje:

Duke marrë shkas nga një video e publikuar nga ky portal ku shtetasi Limos Dizdari dizinformon publikun në lidhje me një konflikt pronësie që ky shtetas ka me shtetasen Llambrini Panajoti, e ndjej si obligim për ta sqaruar publikun dhe parashtruar versionin tim i cili është i bazuar në dokumenta zyrtare dhe jo në shpifje të cilat ky shtetas pretendon në këtë video.
Unë jam Kristo Panajoti, i biri i Llambrini Panajotit e cila është pronare e ligjshme e një lokali të cilin e ka përfituar nga ligji i privatizimit. Për këtë objekt disponojmë të gjithë dokumnetacionin ligjor dhe atë Teknik i cili pasi është verifikuar dhe vlerësuar si i plotë është regjistruar pranë ASHK — DV. Sarandë, të cilën e provojmë me Certifikatën e Pronësisë me nr. 141682, datë 12.04.2016
Pronësinë tonë të ligjshme e ka përdorur familja për aktivitet tregtar deri në vitin 1997, kohë kur familja jonë ka shkuar emigrant në Greqi. Pas një periudhe relativisht të gjatë në jemi kthyer për të verifikuar se çfarë bëhej me pronën tonë dhe konstatuam se në objekt janë bërë disa ndryshime të vogla pa dijeninë tonë.
Pasi jemi interesuar kemi mësuar se shtetasi Limoz Dizdari ka marrë me qira kinotetarin në Ksamil nga pronari i saj, Konfederata e Sindikatave të Pavaruara të Shqipërisë, por gjithmonë vetëm ambjentet e kinotetatrit dhe jo pronën tonë, pasi kjo pronë nuk ka qenë asnjëherë pronë e sindikatave.

VIDEO

Pasi jemi interesuar pranë pronarit të kinoteatrit në lidhje me pronën kjo € fundit na ka vënë në dispozicion certifikatën e pronësisë duke mos pasur asnjë pretendim për pronën tonë. Po kështu jemi vënë në dijeni nga pronari i Kinotetatrit Ksamil që kontrata e qirasë e lidhur midis tyre dhe shtetasit Limoz Dizdari ka përfunduar në fund të vitit 2020. Në këto kushte aktualisht nuk ka asnjë konflikt midis pronarëve të ligjshëm, nënës sime Llambrini Panajoti dhe Konfederatës së Sindikatave.
Shtetasi Limoz Dizdari edhe pse kontrata me pronarin i ka përfunduar në mënyrë të
kundërligjshme duke mashtruar opinionin publik si dhe duke shfrytëzuar edhe njohjet e tij me. strukturat shtetërore po e përdor pronën tonë padrejtësisht dhe çfarë është me e keqja duke përdorur forcën .
Jemi munduar që të shkojmë në pronën tonë, por shtetasi Limoz Dizdari ka bllokuar hyrjen për
në pronë duke e mbyllur atë me një portë metalike. Për këtë veprim i kemi kërkuar që të hap portën për të hyrë në pronën tonë, ndërkohë që ky shtetas nëpërmjet mediave përhap informacion të rreme.
I kemi kërkuar këtij shtetasi që nëse disponon dokumenta t’i paraqes ato në institucionet përkatëse, por duke qenë se ai nuk ka asnjë dokument, por përdor metoda shumë të shëmtuara të cilat nuk mund tË përdoren as nga njerëzit me nivel të ulët arsimor dhe që nuk e kemi menduar asnjëherë që mund të përdoren nga një njeri që e quan veten “Intelektual.
I drejtohem edhe publikisht shtetasit Limoz Dizdari që nëse disponon dokumenta pronësie për pronën tonë, t’i dorëzojë ato në. institucionet shtetërore dhe në rast të kundërt të lirojë sa më parë rrugën si dhe objektin tonë, pasi po i shkakton një dëm të madh familjes sonë.
Duke ju falenderuar shpresoj që t’u kemi shpjeguar qartë problemin që familjes “Panajoti” i ka krijuar në mënyrë të padrejtë dhe të jashtë ligjshme shtetasi Limoz Dizdari i cili ka pushtuar Pronën tonë dhe po e përdor që prej vitit 2000.
Jam i gatshëm që të ballafaqohem me këtë shtetas përpara institucioneve shtetërore duke ia paraqitur dokumentin e pronësisë.
Ju faleminderit
Me respekt
Kristo Panajoti


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.